Nga ‘Policia që Duam’ e Tahirit te ‘Vetingu i Policisë së Krimit’ të Xhafajt

652
Është i njëjti Kryeministër, Edi Rama që promovonte më pompozitet e teatralitet “Policinë që Duam” me në krye ministrin e suksesshëm Saimir Tahiri. Madje në këto shfaqje teatrale të mediatizuara me pompozitet nuk mungonte të ishin në krah edhe ambsadorë të vëndeve partnere.
“Polica që Duam” u angazhua intensivisht, nën orientimet e Ramës dhe drejtimin e Tahirit, në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Shefat e Policisë së krimit u pasuruan duke dërguar pjesën më të madhe të 12 miliard eurove të kultivimit të kanabisit të shefat e tyre madhorë, Rama, Tahiri dhe Çako.
“Policia që Duam”, në drejtimin e drejtpërdrejtë të Ramës do të merrte pjesë në tjetërsimin e rezultatit zgjedhor të 2017 në bashkëpunim në ngushtë me individët me rekorde kriminale dhe klanet mafioze.
“Policia që Duam” pas zgjedhjeve 2017 do të binte në rrjetën e autoriteteve italiane, për shkak të lidhjeve të saj dhe më saktësisht të Saimir Tahirit me klanet mafies dhe të trafiqeve të drogës e të armëve.
Këtu do të mbaronte seria e parë e kësaj shfaqje teatrale me regjisor Edi Ramën. Diskretitim total. Duhej ndërruar pllaka. Duhet një shfaqje e re teatrale me drejtues të ri për të krijuar përshtypjen se tani do të fillonin spastrimet në Policinë që Duam.
Në krye të Policisë do të vinte Fatmir Xhafaj, i akuzuar për lidhjet e vëllait të tij me trafikantët e drogës dhe vetë Fatmirin si një hetues-prokuror i Diktaturës. Vendosja e Fatmirit në krye të Policisë dhe e Gramozit në krye të Kuvendit nuk ishin të rastësishme.
Shfaqja teatrale do të ndërronte vetëm realizuesin, në vend të Saimiri Tahirit do të vendosej Fatmir Xhafaj; kurse regjisori do të mbetej i njëjti, Edi Rama.
Por tani shfaqja teatrale do të kishte temë tjetër: Veting dhe largim i policivë të lidhur me krimin, kanabisin dhe trafiqet e drogës. Pra nga Policia që Duam u shndërrua në Polici e Krimit dhe Drogës që duhet pastruar. Makineria e propagandës vihet në veprim për shpërlarjen e trurit meqë për shkak të halleve të mëdha qytetarët e kanë memorien të shkurtër dhe për shkak të dezinformimit ju është krijuar perceptimi se të gjithë janë njëlloj të paaftë, të korruptuar, të inkriminuar, të këqij.
Tani me Zyrën e Propagandës së Ramës, fillon dezinformimi me skenarin e ri Vetingu në Polici. Kështu mendohet të mashtrohet publiku dhe për një mandat tjetër.
Ndërkohë që në pikat kyçe të Policisë do të mbeten, pas Vetingut, të njëjtët policë, miqtë e Ramës të “Policisë që Duam”, por tani të lustruar nga Vetingu i Xhafajt. Do të largohen vetëm disa gjynahqarë që qëndronin në policë për një copë buke.
Shikim të mbarë të pjesë së dytë të shfaqjes teatrale më temë Vetingu në Polici ndërkohë që pjesa e parë titullohej Policia që Duam. Me skenarist të të dy pjesëve Edi Ramën dhe regjisorë përkatësisht Fatmir Xhafajn dhe Saimir Tahirin.
Rilindja do të vazhdojë të tallet me qytetarët derisa ata ta pranojnë këtë gjellë.
Sigal