Bahri MYFTARI/ Shpërblimi

    376
    Sigal

    Vëmendja ndaj shkrimit në gazetën e ditës së premte qe e pa shembull dhe, çuditërisht pati për autor gazetarin që mbulonte rubrikën art-kulturë, një problematikë që rëndom zinte dy faqe vetëm të dielave. Një rubrikë që ai e pasqyronte  me zotësi. Gjeje në të biografi njerëzish të shquar vendas dhe të huaj, artistë, shkrimtarë, regjisorë, piktorë, të viteve dhe rrymave më përfaqësuese, në mundësi dhe kujdes sa më të rralla, më të panjohura.  Megjithatë, shkrimi i të premtes, edhe pse qe larg, madje nuk kishte të bënte fare me misionin e përmendur të detyrës së vet, shkaktoi çudinë. Dhjetëra përshëndetje ballazi,me telefon, me celular dhe qindra nëpërmjet postës elektronike u shënuan atë ditë. Kulmi arriti kur drejtori i gazetës, mbasi e hetoi për do kohë, nëse gazetari qe i gatshëm të braktiste atë rubrikë llafazane- seç kishte një vlerësim të tillë, zotnia i tij, drejtori-, i përcolli një falënderim për shkrimin e të premtes nga vetë kryeministri i vendit  …

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf