Autobusët ndërqytetës, Mema: Dalim në protestë: Na dëmton konkurenca

    360
    Sigal

    Linjat e autobusëve ndërqytetëse kanë kërcënuar sot për protesta në rast se nuk zgjidhen problemet e tyre.
     
    Kujtim Mema, përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas tha në një konferencë shtypi se konkurrenca mbetet problem nga mjetet e paliçensuara.

    “Kontrollojnë autobuzët, por jo mjetet pa liçensë”, – tha Mema.
     
    Po ashtu, problem është rinovimi i mjeteve të transportit, zbatimi i ligjit dhe më shqetësues për momentin, sipas tyre monopolizimi i linjës Tiranë – Elbasan.