Gjermania refuzon propozimin grek, për zgjatjen e afateve të huasë

459
Sigal

BERLIN – Ministria gjermane e Financave vlerësoi sot se kërkesa e depozituar nga ana e Greqisë për zgjatjen e ndihmës nga partnerët e saj evropianë nuk përfaqëson një zgjidhje të qenësishme dhe nuk u përgjigjet kushteve të fiksuara nga zona euro.
 
“Propozimi i Athinës nuk është i qenësishëm” deklaroi zëdhënësi i ministrisë së sipërcituar, Martin Jager në një komunikim të shkurtër me median.
 
“Kjo kërkesë nuk u përgjigjet kushteve të përcaktuara të hënën e kaluar nga Eurogrupi”, theksoi ai.