Indeksi global i paqes dhe sigurisë për gratë, Shqipëria e fundit në rajon

443
Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket ofrimit të sigurisë, paqes, barazisë ekonomike, sociale e politike, sipas një raporti të fundit. E renditur në vend të 60 nga 153 ekonomi të marrë në ekzaminim, shihet shumë më poshtë se fqinjët rajonalë, ndër të cilët Kroacia dhe Serbia performojnë më mirë, në vendin e 24. Ndjek më pas Maqedonia, në vend të 38-të, Bosnja në vend të 50-të.
Sipas nënkategorive të marra në studim, sa i përket përfshirjes në arsim, financa, politikë dhe në forcë pune, Shqipëria performon më mirë në arsim, ku renditet e 10. Në përfshirjen financiare, e 64, në poste parlamentare 23, ndërsa në punësim e 45. Sa i përket kategorisë së sigurisë, gratë shqiptare janë pjesë e konsiderueshme e përqindjes së dhunës në familje, ndërsa 44 % e grave shprehen të pasigurta në komunitetin e gjerë.
Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe Instituti i Kërkimeve për Paqe në Oslo nxori Indeksin Global të Grave, Paqes dhe Sigurisë. Ky indeks i ri vlerëson mirëqenien e grave duke vlerësuar përfshirjen e tyre, drejtësinë dhe sigurinë në një numër të vetëm dhe sipas një renditje. Është indeksi i parë gjinor i përshtatur në mënyrë eksplicite nga Programi i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Mbështetjes së Paqes.
Metodologjia e studimit/ Si e matim përfshirjen, drejtësinë dhe sigurinë?
Përfshirja përfshin mundësinë që gratë të marrin vendimet e tyre ekonomike, sociale dhe politike. Kjo mund të kapet nëpërmjet treguesve të tillë si punësimi i grave, qasja në telefonat celularë (thelbësore në shumë pjesë të botës për pavarësi financiare), dhe vende në parlament.
Drejtësia është e mangët nëse nuk njihen në ligjet formale dhe zakonet. Këtu janë matur dallimet se si gratë dhe burrat trajtohen sipas ligjit. Për të vlerësuar diskriminimin joformal, kemi përdorur pjesën e burrave që nuk mendojnë se është e pranueshme që gratë të punojnë jashtë shtëpisë, dhe mosbalancimi në raportin e gjinisë në lindje.
Siguria matet brenda familjes, në komunitet dhe në shoqëri në përgjithësi.
Për të marrë një masë objektive të jetës së grave në 153 vende që mbulojnë më shumë se 98 përqind të popullsisë së botës, ne kemi përdorur të dhëna transparente dhe të besueshme nga Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe Gallup World Poll. Ne nuk mbështetemi në gjykime subjektive apo eksperte. Ne i grupojmë rezultatet sipas rajonit, për vendet e zhvilluara, dhe thërrasim grupin e shteteve të brishtë, siç përcaktohet nga Banka Botërore. /Monitor/


Sigal