Asqeri Llanaj/ Atdhetari e patrioti Thanas Floqi, firmëtar i Pavarësisë Kombëtare

    546
    Sigal

    Nënshkruesi i dokumentit të Pavarësisë Thanas Floqi, jurist e krijues, për shumë kohë u anatemua dhe u la në harresë

    Sot në këtë ditë të shënuar, në 101-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, përkujtohet me mirënjohje e respekt dhe patrioti Thanas Floqi, një nga firmëtarët e shpalljes së Pavarësisë. Ai ishte një nga intelektualët e njohur të kohës, krijues, e mbi të gjitha atdhetar i spikatur. Ai do të respektohet si i tillë ndër breza, pasi ka lënë gjurmë në historinë e vendit, veçanërisht në Cakran, ku punoi me përkushtim.

    KUSH ËSHTË THANASH FLOQI

    Thanas Floqi, në jetëshkrimin e tij shkruan: “Jam lindur në Korçë më 14(28) kallnor të vitit 1884. Kur isha dy vjeç, familja ime është shpërngulur nga Korça në qytetin Karvasara të Greqisë, pasi atje babai zhvillonte aktivitetin e tij tregtar: Mësimet fillore e mesatare i kreu në Mesolongji dhe universitetin për drejtësi në Athinë. Kur mbaroi juridikun, familja e tij jetonte në Korçë. Më pas shkon në Amerikë.. Atje njihet e bashkëpunon me Sotir Peçin, Fan Nolin, Kristaq Dakon, etj.. Në vitin 1908, Thanasi e kuptoi momentin historik ku ndodhej populli shqiptar, prandaj u hodh në luftë për çlirimin kombëtar… Më 1908, vjen në Vlorë, ku vetmohet puna që bëri me themelimin  drejtimin e orkestrës “Labëria”… Po këtë vit takohet me Ismail Qemalin në Vlorë dhe e mbështet atë për deputet… Në vitin 1909, organizon e drejton hapjen e shkollave shqipe me 5 klasë në Korçë… këtu, vë për herë të parë në skenë dramën “Besa”…  Ndërsa puna për ngritjen e shkollës në Cakran, është një ndërmarrje me shumë vlerë e Thanas Floqit…

    NË SHPALLJEN E PAVARËSISË

    …Më 25 nëntor Elbasani shpalli i pari Pavarësinë. Të nesërmen atë e shpallën Durrësi e Tirana dhe më 27 nëntor Kavaja, Peqini e Lushnja. Për shkak të përparimit të pa ndalur të ushtrive serbe, gjendja në Shqipëri po bëhej gjithnjë më kritike. Kjo ishte arsyeja që në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë, ndonëse nuk kishin arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, vendosën të mblidhnin të nesërmen kuvendin kombëtar. Më 28 Nëntor 1912, në orën 14, u hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar. Në mbledhjen e parë të Kuvendit morën pjesë 37 delegatë, të cilët u shtuan gjatë ditëve që pasuan duke arritur në 63 veta, që përfaqësonin të gjitha viset shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre ishin udhëheqës e veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Përveç Ismail Qemalit merrnin pjesë Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Bej Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikollë Kaçorri, Jani Minga, Abdi Bej Toptani, Thans Floqi, Pandeli Cale, Dudë Karbunara, Lef Nosi, Mifhat Frashëri, Mehmet Pashë Derralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Bej Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitër Berati, Kristo Meksi, Xhelal Bej Koprencka, Spiro Ilo, Ilias Bej Vrioni, Sami Bej Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Bej Vërlaci etj.. Isa Boletini mbërriti me 400 luftëtarë kosovarë më 29 nëntor, i pritur me gëzim të madh nga popullsia dhe nga delegatët e Kuvendit.

    GJURMË NË VITE

    Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë edhe pse, siç do të provohej me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve të Gjashtë Fuqive të Mëdha të Londrës (1913), nuk arriti të bashkonte në një shtet të vetëm gjithë territoret e popullsinë shqiptare, duke krijuar pas pesë shekujsh robërie Shtetin e Pavarur Shqiptar përbën ngjarjen më të madhe, unikale, në historinë e kombit shqiptar gjatë shek. XX. Kthesa historike e 28 Nëntorit 1912 ishte premisa politike themelore për organizimin mbi baza më të përparuara të jetës shtetërore të pavarur të shqiptarëve dhe për zhvillimin më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit. Duke formuar Shtetin e Pavarur Shqiptar ajo objektivisht krijoi gjithashtu premisat dhe atë bazë shtetërore e politike, aq të nevojshme për ta mbajtur të gjallë çështjen e çlirimit dhe të bashkimit të të gjitha trevave shqiptare dhe për zgjidhjen përfundimtare të problemit shqiptar në Ballkan. Pasi u zgjodh kabineti qeveritar, i kryesuar nga Ismail Qemali, Thanas Floqi largohet nga Cakrani. Thanasi u mësua me atë popull punëtor, patriot e arsimdashës, i cili qe i gatshëm dhe rrëmbeu armët kundër ushtrisë otomane. Cakrani u bë qendra e kryengritjes së jugut anti-osmane në Toskëri. Thanas Floqi ka qenë i pranishëm në Kuvendin e Drashovicës, në mbledhjen e Qishbardhës dhe në Kuvendin e Cakranit.

    STUDJUESIT PËR FLOQIN

    Për personalitetin e Thanas Floqit kanë shkruar shumë studiues e historianë. Profesor Dr Bardhosh Gaçe:”Në ditët e ngritjes së Flamurit Kombëtar kompozoi këngën ‘O Flamur i Shqypnisë’ që thuri Murat Toptani. Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi e ngarkuan me detyrën e përkthyesit para Komisionit Ndërkombëtar ët Shkodrës”. Profesor Dr. Stilian Adhami:”…Një ndër atdhetarët e krijuesit prodhimtarë të së kaluarës është juristi e shkrimtari i anatemuar dhe i lënë në harresë , Prof. Floqi”. Fiqiri Shahinllari:”…Ishte poliglot i admirueshëm. Dinte greqishten e vjetër dhe të re, komunikonte në latinisht e italisht, njihte frëngjishten, anglishten e turqishten…”…