Arrestohet vajza që i zhvati 60-milionë djalit në Fb, ja ku e gjeti Policia dhe si mashtroi sërish

    126
    Profili i rreme ne Fb
    Enertila Beqja ka deklaruar se nuk kishte qenë qëllimi për ta zhvatur 30­ vjeçarin, por nuk mund t’i dilte në takim pasi ai mund të zhgënjehej nga pamja e saj.
    Ajo ka pohuar se i dashuri i saj virtual mendonte se në foton e profilit ishte pikërisht ajo, ndërkohë që 27­ vjeçarja fshihej pas bukurisë së një aktoreje venezueliane. Pas arrestimit, ajo ka treguar me detaje historinë, duke u shprehur se fillimisht ka pasur qëllime të lidhej me djalin, por gënjeshtra me fotografinë ka bërë që ajo të mos merrte guximin për ta takuar përballë, e bindur se ai do të zhgënjehej dhe do ta braktiste. “Kisha frikë se më linte, prandaj kjo histori përfundoi kështu”, është shprehur ajo në Polici.
    Kur ka shkuar Policia ta arrestojë, e reja është shprehur se ishte dhe e fejuar dhe shtatzënë. “Jam shtatzënë mos më arrestoni, se jam e fejuar”, ka thënë ajo. Nisur nga deklaratat e saj, policia e ka çuar për një vizitë tek mjeku specialist dhe i janë bërë analizat, por ka rezultuar se nuk ka qenë shtatzënë.

    Arrestohet vajza që i zhvati 60-milionë djalit në Fb, ja ku e gjeti Policia dhe si mashtroi sërish