Sigal

Klubi sportiv shumëpsortësh “Partizani” dhe klubi sportiv “ Studenti” do të kalojnë nën varësinë e Bashkisë së Tiranës.

Vendimi është miratuar sot nga Këshilli i Ministrave, sipas të cilit buxheti I miratuar për vitin 2018 për këto dy klube bashkë me asetet në përdorim nuk do të jenë më nën juridiksionin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Sa i takon transferimit të fondeve nga MASR te Bashkia Tiranë, do të kryhet në formën e transfertës së kushtëzuar. Po ashtu, 26 punonjësit e klubeve do të transferohen te Bashkia e Tiranës.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.