Ambasadori amerikan në Kuvend: Jam këtu të mbështes institucionet e Kosovës

488
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se mbështet institucionet dhe deputetët që janë brenda sallës së Kuvendit, të cilët sipas tij, janë aty për të bërë punën e tyre.
“Është e qartë se kemi disa persona që po shkaktojnë pengesa. Kam neveri për liderët e VV, NISMA dhe AAK për atë çfarë kanë treguar sot – për të lënë anash protestën paqësore. Gjithashtu duhet të lavdërojë punën e pjesëtarëve të policisë të cilët po bëjnë një punë të mirë”- tha ambasadori nga holli i Kuvendit.
“Rreth 17 vite më parë, mijëra qytetarë të Kosovës, ikën, vdiqën për të përjetuar pavarësinë. Ata që po gjuajnë gaz lotsjellës po ua mohojnë atyre një gjë të tillë”- deklaroi ambasadori amerikan.
Sigal