Krimi i tmerrshëm/ Motra gjen të coptuar me sharrë elektrike miliarderin 33-vjeçar në apartamentin e tij luksoz

275
Sigal

Një miliarder 33-vjeçar në fushën e teknologjisë, ahim Saleh, u gjet i vrarë në ambientet e një banese luskoze në New York, tha një burim i zbatimit të ligjit për CNN.

Departamenti i Policisë në New York konfirmoi se një burrë ishte gjetur i vdekur të martën në një apartament në Manhattan.

Burimi e identifikoi atë si sipërmarrësin e teknologjisë Fahim Saleh, një bangladesho-amerikan dhe CEO i Gokada.

Saleh u pa për herë të fundit në kamerat e sigurisë të hënën në mbrëmje, duke hyrë në ashensorin e ndërtesës së tij në pjesën e poshtme të Lindjes së Manhatanit, tha burimi.

Një burrë i veshur i gjithi me të zeza – dyshohet të jetë sulmuesi i Saleh – shihet në videon që hynte në ashensor me të, sipas zyrtarit. Ashensori në ndërtesën e Saleh shkon direkt në njësitë e apartamenteve atje, tha burimi.

Pasi hyri brenda banesës së Saleh, sulmuesi i dyshuar filloi ta sulmojë atë. Kur motra shkoi për ta kontrolluar, ajo zbuloi trungun e trupit të Saleh në një zonë pranë dhomës së ndenjes.

Në banesë më shumë se dy milionë dollarëshe u gjet edhe një sharrë elektrike, fare pranë pjesëve të trupit.

Pjesë të tjera të trupit të tij ishin mbushur në çanta individuale në apartament. Policia nuk ka përcaktuar ende një motiv mbrapa sulmit të ashpër.