Shkodër/ Aksident i rëndë, ndërron jetë drejtuesi i motorit

267
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në dalje të qytetit të Shkodër.

Një autoveturë është përplasur me një motor, ku për pasojë ka mbeturi i vdekur drejtuesi i motorit.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila po heton mbi rrethanat e këtij aksidenti.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 16.07.2020, rreth orës  19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar drjtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje  ndodhet grupi hetimor ku vijon punën  për sqarimin e rrethanave të aksidentit.