Kush janë 5 shqiptarët e dënuar për fabrikën e drogës prej 160 mijë paund

360
Sigal

Pesë burra janë burgosur dhe do të përballen me dëbim pasi policia goditi një fabrikë kanabisi prej 160,000 £ në Bradford.

Shtetasit shqiptarë, të cilët u arrestuan të gjithë në shtëpi, u dënuan sot në Gjykatën e Bradford me një lidhje video nga burgu ku ishin mbajtur që prej arrestimit.

Ata kishin pranuar më parë akuzat për prodhimin e kanabisit, ndërsa u prangosën më 14 tetor të vitit të kaluar. Xhulio Shuaipi, 23 vjeç dhe Alban Lushi, 26 vjeç, u burgosën me nga dy vite. Halil Berisha, 23 vjeç; Elidon Gjoka, 25 vjeç, dhe Elton Cajkri, 25 vjeç, u dënuan me 22 muaj. Prokurori Soheil Khan tha se policia hyri në shtëpi pas ankesave nga banorët e afërt për erën e fortë të kanabisit.

Ata gjetën 170 bimë me një vlerë të mundshme rrugore prej 162.500 paund.

Dera e përparme ishte mbyllur dhe muret ishin veshur me materiale plastike, ndërsa vidhej edhe energjia elektrike.

Khan tha se shtëpia ishte marrë me qira në nëntor 2018 duke përdorur dokumente të falsifikuara, dhe 5,000 paund dëme ishin bërë kur ishte shndërruar në fabrikë droge. Salla e ndenjes kishte një shtrat dhe një frigorifer që përmbante ushqime të freskëta.

I pandehuri i vetëm në vend ishte Cajkri dhe bashkë me Gjokën kishin leje drejtimi të falsifikuara. Lushi ishte ‘zhdukur’ pasi kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme në një anije nga Spanja në vitin 2016.

Autoritetet e imigracionit nuk kishin asnjë procesverbal të Shuaipi apo Gjoka, ndërsa Berisha ishte larguar nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2017 dhe kërkoi azil në Francë. Asnjë nga të pandehurit nuk kishte dënime të mëparshme.

Gjykatësi Colin Burn u tha burrave: “Nuk kam asnjë vështirësi të pranoj që të gjithë jeni rekrutuar në këtë prodhim të organizuar të një droge të Klasit B.

Por ata me vetëdije po bashkëpunonin me njëri-tjetrin si grup për të prodhuar një sasi shumë të madhe kanabisi. Të gjithë ata e dinin shkallën e operacionit dhe ishin në të për përfitime financiare.

Gjykatësi Burn tha se burrat mund të dëbohen pasi të kenë vuajtur dënimet e tyre.

Image