Ambasada: Informacionet që duhet të keni parasysh për studime në Itali

    902
    Selia diplomatike e Romës në Tiranë publikon të dhënat që u nevojiten të rinjve për vitin akademik 2017-2018

    Ambasada italiane në Tiranë publikoi të dhëna shtesë që do t’u shërbejnë të rinjve, të cilët duan të studiojnë vendin fqinj. Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra për ata me vendbanim në qytetet e mëposhtme: Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.

    Për mënyrat, skadencat e procedurës së para-regjistrimit dhe zgjedhjes së degës, duhet të konsultohet edhe faqja e internetit: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/ 

    Studentët që dëshirojnë të regjistrohen “NË DEGËT ME NUMËR TË MBYLLUR” duhet të regjistrohen për të dhënë provimin e pranimit edhe në faqen www.universitaly.it (për degët Mjekësi e Kirurgji, Dentist dhe Proteza Dentare, Veterinari, Arkitekturë, Profesione Shëndetësore, Arsim Fillor, Akademi Ushtarake).

    FAZA 1) PARAQITJA E KËRKESËS PËR PARA-REGJISTRIMIN
    Brenda datës 21/07/2017 studentët që dëshirojnë të fillojnë procedurën e para-regjistrimit, duhet të caktojnë një takim pranë Ambasadës Italiane përmes faqes internet: https://prenotaonline.esteri.it/login.aspx?cidsede=800000&returnUrl=// 

    KUJDES: Studentët minoren duhet të jenë të shoqëruar nga të dy prindërit në momentin e paraqitjes së kërkesës së para-regjistrimit bashkë me një certifikatë familjare me shumë gjuhë të apostiluar.

    Dokumentet që duhet të paraqiten në zarf të tejdukshëm janë:
    1. Pasaportë dhe fotokopje të saj me vlefshmëri të paktën 90 ditë nga vlefshmëria e vizës;
    2. Certifikatë lindje me shumë gjuhë e apostiluar;
    3. Formulari i regjistrimit, në tre kopje tërësisht i plotësuar, por i pa firmosur. Tërhiqet vëmendja e studentëve mbi faktin, se në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare;
    4. Formulari i autentikimit të fotografisë, në tre kopje tërësisht i plotësuar, por i pa firmosur;
    5. 4 fotografi me ngjyra për dokument;
    6. Dokument nga Universiteti italian që vërteton nëse duhet të kalohet ose jo një provim pranimi për degën e studimit;
    7. Diploma e Maturës Shtetërore dhe Certifikata e Maturës Shtetërore, në origjinal (ose fotokopje e noterizuar) bashkë me fotokopje të thjeshtë të të gjitha faqeve para mbrapa. Studentët që nuk zotërojnë më Dëftesën origjinale do të dorëzojnë një Vërtetim me rezultatet e të gjithë viteve bashkë me ato të Maturës Shtetërore dhe fotokopje të thjeshtë të të gjitha faqeve para mbrapa.

    Nxënësit e regjistruar në vitin e fundit ë shkollës së mesme, që do të marrin Dëftesën në verën e 2017-ës, do të paraqesin një fotokopje të pa legalizuar të “Formularit A1” me të cilin janë regjistruar on-line për provimet e maturës 2017. Pas marrjes së provimeve këta studentë duhet të dorëzojnë në Ambasadë Dëftesën e Pjekurisë dhe Certifikatën e Maturës Shtetërore, në origjinal (ose fotokopje të noterizuar) bashkë me fotokopje të thjeshtë të të gjitha faqeve para mbrapa.

    Studentët që janë regjistruar këtë vit për të dhënë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore duhet të dorëzojnë fotokopje të pa legalizuar të “Formularit A1Z”. Pas marrjes së provimeve, këta studentë duhet të dorëzojnë në Ambasadë Dëftesën e Pjekurisë ose Vërtetim dhe Certifikatën e Maturës Shtetërore, në origjinal (ose fotokopje të noterizuar) bashkë me fotokopje të thjeshtë të të gjitha faqeve para mbrapa.

    Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale), jo me numër të mbyllur, si psh. specializim ose kurs të shkurtuar, përveç Diplomës së Maturës Shtetërore si më lart, duhet të dorëzojnë edhe Diplomën universitare me listën e notave të apostiluara dhe të përkthyera në italisht bashkë me fotokopje të thjeshta të të gjitha faqeve para mbrapa. Si dhe programin e detajuar të studimeve të apostiluar dhe të përthyer në italisht bashkë me fotokopje të faqes së parë dhe apostiles.

    Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit trevjeçar, që do të marrin Diplomën brenda verës së vitit 2017, duhet të dorëzojnë një Vërtetim, që provon regjistrimin në vit të tretë dhe provimet e dhëna. Diploma përfundimtare (Vërtetimi), lista e notave dhe programi i detajuar i studimeve do të dorëzohet në Ambasadë sipas mënyrës së lartpërmendur.

    KUJDES!
    Dokumentet e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, dokumentet duhet të apostilohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga njëri prej përkthyesve të betuar lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen internet të Ambasadës.

    Dokumentet universitare duhet të vulosen pranë Rektoratit, të apostilohen nga Ministria së Punëve të Jashtme dhe më pas të përkthehen në gjuhën italiane, gjithmonë nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga njëri prej përkthyesve të betuar, lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen internet të Ambasadës.

    Dokumentet e shkollës/universitetit duhet të shoqërohen nga fotokopjet e thjeshta të të gjitha faqeve para mbrapa, me përjashtim të programit të detajuar të studimeve të cilit i fotokopjohet vetëm faqja e parë dhe vula apostile.

    Nëse Diplomat universitare apo lista e notave nuk kanë të dhënat personale të plota (emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje), dhe numër matrikulli ose diplome, duhet të paraqitet edhe një vërtetim lëshuar nga Universiteti i cili i përmban ato, si dhe të dhënat e degës së studimit;

    8. Certifikatë të gjuhës italiane: fotokopje e certifikatës së gjuhës italiane të lëshuar nga Universiteti për të Huajt i Perugia-s (CELI), Universiteti për të Huajt i Siena-s (CILS), Universiteti Roma 3, ose Shoqata Dante Alighieri ose nga Italian i Kulturës. Studentët që do të kryejnë provimin në sesionin e afërm për njohjen e gjuhës, mund të paraqesin regjistrimin në provim.

    Ambasada italiane në Tiranë në bashkëpunim me Institutin italian të Kulturës në Tiranë ka organizuar edhe një sesion të veçantë: http://www.iictirana.esteri.it/iic_tirana/it/avvisi/avvisi-importanti.html 

    Për studentët që kërkojnë të regjistrohen në degët me numër të mbyllur, njohja e gjuhës italiane quhet e kryer nëse kalojnë me sukses provimin e pranimit në Universitet. Studentët që duan të regjistrohen në degët që zhvillohen në gjuhë huaj (jo italisht), nuk janë të detyruar të paraqesin një certifikatë asaj gjuhe nëse nuk kërkohet nga Universiteti, sipas autonomisë universitare.

    Për informacione të mëtejshme mbi procedurën e pararegjistrimit/lëshimit të vizës ftojmë studentët të konsultojnë rregullisht faqen e internetit www.ambtirana.esteri.it.
    Sigal