Aleko Likaj/ Shamps Elizée

    321
    Sigal

    Të kaloj në Shans Elize e pastaj të vdes

    kështu më thoshte një miku im në Shqipëri

    kur ishim ende në një moshë pa asnjë ves

    ndonëse tani nuk rron më në këtë botë ai

    Dje bëra një foto me gruan time dhe djalin,

    që ta kem si kujtim këtu në Shans Elizee.

    Mendoj se kam nxjerë kështu edhe mallin,

    për veten dhe për mikun që nuk është më

    Ja edhe që utopitë na u bëkan edhe jetë,

    këtë nuk do ta besonim jo, kurrë at’her,

    në një moshë pafajësie që larg ka mbet,

    kur ne lexonim Dyman, Hygon e Flober

    Shans Elizeja që “Harkun…” mban n,krye,

    e në fund sheshin “Konkord” , një obelisk,

    duket si një gjerdan i zjarrtë me dritë-hije,

    si një trung i trashë që ka lëshuar bisk

    Mes natës së ftohte i larë me lumë drite

    eci dhe unë në trotuar, mbushem me ajri.

    Më ndjek nga pas një melodi fizarmonike,

    dhe kënga e famshme pariziene, “Natali”