Bardha ALIMETA/ Vjeshtë e ndezur

    388
    Sigal

    (Tregim)

     Rruga ishte e gjatë e me kthesa të forta. Ishte mëngjes i bukur, i kthjellët. Vetëm Linda kishte një turbullirë në kokë, jo nga rruga, as nga panorama e mrekullueshme, jo. ajo ishte e dehur nga magjia e saj, ajo ishte e trullosur nga mendimi, iniciativa që kishte ndërmarrë për të bërë këtë udhëtim të çuditshëm që edhe vetë se dinte përse gjendej në këtë autobus me njerëz që si njeh e se njohin. Ajo dëgjonte bisedat e tyre pa i mbajtur vesh se ç’thonë. Shumë fjalë i kuptonte, shumë të tjera si dëgjonte. Autobusi ishte me turistë shqiptarë e të huaj, kryesisht anglezë, italianë. Linda s’kuptonte anglisht po italishten e njihte mirë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf