Albtelekom rrit tarifat mujore, qindra abonentë kërkojnë ndërprerjen e kontratës

    467
    Sigal

    Këtë muaj rreth 250 mijë familje shqiptare janë përballur me ngritjen e tarifave mujore të telefonisë fikse nga Albtelekom. Albtelekom nëpërmjet sms-ve ka njoftuar se duke filluar nga data 01.06.2014 do të rriten tarifat nga 530 lekë në 700 lekë/muaj dhe këtë muaj çdo qytetar që merr këtë shërbim është gjendur përpara faktit të kryer, duke qenë e detyruar të paguajë një faturë më të shtrenjtë se e një muaji më parë. Kjo rritje e tarifave në masën 30%, prek më tepër familjet të cilat janë mësuar tashmë me këtë shërbim dhe shtresat më vulnerabël të cilat e kanë nevojë telefoninë fikse. Rritja e tarifës së shërbimit nga ana e Albtelekom as nuk është justifikuar në njoftim dhe përgjegjësia bie mbi AKEP. Aktualisht në Shqipëri tregu i telefonisë fikse rregullohet nga AKEP, i cili ka përgjegjësinë ligjore dhe morale të nxjerrë udhëzime dhe rregullore për mirëfunksionimin e këtij sektori. Por, më kryesorja ka të bëjë me eliminimin e faktorëve dominues, marrëveshjeve të fshehta që mund të bëjnë operatorët si dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Kur ky autoritet nuk ndërhyn, si në këtë rast, atëherë kemi ndryshime të tarifave, të cilat bien në kurriz të konsumatorëve. Edhe pse në treg operojnë kompani të tjera të telefonisë fikse, Albtelekom e dominon këtë treg, ndaj çdo rritje e tarifave nga ana e saj është e ndjeshme te qytetarët shqiptarë.  Nëse do të masim fitimin që do të realizojë Albtekom nga kjo rritje e tarifave për Pajtimtarët Familjarë, me një llogari të thjeshtë për një muaj të ardhurat e kompanisë turke do të rriten me afërsisht 42.500.000 lekë/muaj ose për 7 muajt që kanë mbetur (01.06.2014-31.12.2014) fitimet do të rriten me 297.500.000 lekë. Kjo gjithmonë nëse mendojmë që numri i pajtimtarëve nuk do të ndryshojë mbas rritjes së tarifave