Albana M. Lifschin/ I çmenduri…

    353
    Sigal

    (Tregim)

     Ai qytet i vogël buzë gjirit kishte një të marrë. Të gjithë e dinin se kush ishte e askush s’e ngacmonte. Për të huajt i marri ishte bërë kurioziteti i qytetit. Qe një burrë me një mjekër të gjatë e të thinjur që i varej deri në brez. Flokët e bardhë e të paprerë në vite i bënin shoqëri mjekrës. Askush s’e mbante mend portretin e atij burri nga e kaluara. Ecte duke shtrënguar njërën dorë tek zemra, mbështjellë grusht, sikur mbante një gjë të shtrenjtë. Po t’i afroheshe trembej, zbythej e belbëzonte ” Mos ma merr zogun”. Askush s’e kuptonte se ç’donte të thoshte me ato fjalë, veç të vjetërve të qytetit..

     * * *

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf