371 ish-të përndjekur marrin këstin e parë, Veliaj: U sorollatën për 23 vite

    482
    Sigal

    TIRANE– Ministri i Mirëqenies Erion Veliaj ka shpërndarë sot këstin e parë të dëmshpërblimit për 371 ish-të përndjekur politikë. Paraditen e sotme ministri Veliaj ka pritur në institucion që ai drejton ish-të përndjekurit dhe trashëgimtarët e tyre. Gjatë takimit, ministri Veliaj tha se kjo kategori personash është sorollatur për 23 vite, ndërsa theksoi se ka ish-të përndjekur që kanë marrë nga dy këste, e disa të tjerë asnjë. Veliaj tha se tashmë përparësi do të kenë ata që nuk kanë marrë asnjë këst, si dhe ata që janë më të moshuar. “Në këto 23 vite ka qenë humbje kohe. Ju falënderojmë për mirëkuptimin që keni treguar për ndryshimet që ne po bëjmë për ligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve. Ka ende ish-të përndjekur që nuk kanë marrë ende asnjë këst, por unë jam për barazinë në shoqëri, dhe duhet të marrin këstin e parë ata që ende nuk kanë marrë asnjë. Do marrin këstin e parë të gjithë. Ish-të përndjekurit, javën tjetër votohet ligji. Duhet t’i japim prioritet atyre që janë më të moshuar”, tha ministri Veliaj.