​Dalin pamjet e zjarrit të fuqishëm në Gjirokastër

1767
Një ofiçinë është përfshirë nga zjarri në Gjirokastër.
Sigal

Gazeta Shqiptare mëson se servisi i automjeteve në pronësi të Dajlan Gjoksit, që ka shpërthyer në flakë ndodhet poshtë banesës dykatëshe në lagjen “Dunavat i Dytë”.

Zjarri dyshohet se u shkaktua nga korrenti. Dikush kishte hapur kanal për të kaluar telat. Por situat është ende e paqartë derisa të bëhen verifikimet e nevojshme.

Zjarri i cili mori përmasa të mëdha u vu nën kontroll nga zjarrëfikësit. Mësohet se nga përfshirja e zjarrit të ofiçinë dëmet janë të konsiderueshme materiale, në mjetet e punës.