Hyskë BOROBOJKA: Pazar i mbarë në banesat e përjetshme

121

Lajmi i hidhur mori dhenë. Veterani i dy luftërave e sa e sa betejave të fituara, i shumënderuari dhe tepër i respektuari, Dilo Gollogunga mbylli sytë njëherë e përgjithmonë. Farefisi, miqtë e shumtë, veteranët e thekur, dashamirësit dhe të gjithë ata që e kishin patur fjalë e kuvend dhe kishin dhënë e marrë me të, ishin nga s’ishin, erdhe t’i jepnin përshëndetjen e fundit e të hidhnin në “banesën” e tij të përjetshme nga një dorë dhe, që t’i bëhej balta më e ëmbël se mjalta. Të gjithë, pa përjashtim, burra e gra, psonisën në dyqanin më të mirë të luleve e në kopshtet e lulishtet, kush një kurorë me trëndafila e karafila e kush nga një buqetë të madhe me lule të freskëta me të gjitha ngjyrat e ylberit e me të tëra erërat e këndshme. Zunë vend në veturat personale e në autobusët e funeralit për ta përcjellë për në “banesën e përjetshme” Dilon, ashtu si e meritonte.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf