Zef Preçi: Ja çfarë janë “parajsat fiskale”

962
Zef Preçi, ekspert i ekonomisë ka dhënë një shpjegim të thjeshtë profesional rreth “parajsave fiskale”, për të kuptuar eksperti sqaron:
1) Përse në Shqipëri dhe vende si Shqipëria vijnë investitorë të paverifikueshëm (ose të regjistruar në kompani “of shore”)?

2) Si “shpërblehen” nëpunësit e korruptuar (kryesisht vendim-marrës të nivelit të lartë) për shitjen e interesave publike kundrejt përfitimeve korruptive?

3) Përse Qeveria dhe Kuvendi kanë lejuar dhe lejojnë marrëveshje koncesionare, partneritete publik-privat etj., të pashoqëruara me dokumentin e plotë të marrëveshjes, me tekste të paunifikuara, në mjaft raste edhe të papërkthyera në shqip dhe në disa raste të tjera edhe të papublikuara (në emër “të sekretit tregtar”)?

4) Përse qeveria dhe kuvendi i zgjidhin “me mirëkuptim” konfliktet e biznesit me kompanitë e huaja, por që “zgjidhjet” përgjithësisht rëndojnë mbi taksapaguesit shqiptare dhe janë në favor të palës së huaj?

5) Përse institucione si agjencia kombëtare e burimeve natyrore, avokati i shtetit etj., përgjithësisht janë drejtuar dhe drejtohen nga individë të panjohur dhe pa përvojën përkatëse në drejtim, në ekspertizë, etj.

6) Përse nuk është ndëshkuar asnjë nëpunës, zyrtar apo politikan i lartë lobist për gropat fiskale të hapura në koncesionarët dhe investitorët e kompanive mashtruese fantazmë me origjine “parajsat fiskale”

7) Përse korrupsioni dhe kapja e shtetit trajtohet nën zë nga zyrtaret si “tipar i sistemit kapitalist” dhe jo si paligjshmëri rreptësishtë të ndëshkueshme kudo në botën demokratike…

8) Përse investitorë të pritur me bujë në zyrat më të larta të shtetit për “qindra miliona euro investime” zhduken nga vendi sapo grabitin pasuritë e tij, duke lënë pas gropa fiskale, konflikte ligjore dhe partnerë-hije të tyre, gjithsesi të pandëshkuar dhe të pandëshkueshëm nga ligji, si shkelës të ligjeve të shtetit…
Sigal