Ujësjellësit, Konkurrenca: Të ndajnë kostot për furnizimin dhe largimin e ujërave brenda 90 ditësh

715
Sigal

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur së fundmi në fokus ujësjellësit, duke nënvizuar rëndësinë që ka orientimi i tarifave drejt kostove si dhe ndarja e saktë e tyre sipas shërbimit. Të paktën tre vendimet të fundit të këtij autoriteti kanë në epiqendër tre ujësjellës; siç është ai i Tropojës, Lushnjës dhe Malësisë së Madhe ku për të tre shoqëritë kërkesa e Autoritetit të Konkurrencës ndahet në katër pika, duke u ndalur në analizat e tarifave aktuale dhe propozimet për rritje të reja të tarifave. Konkurrenca në të tre vendimet bie në sy nënvizimi se shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve kanë pozitë dominuese në treg për shërbimin që ofrojnë dhe duhet të kenë vëmendjen tek tarifat minimale, por që mbulojnë kostot duke qenë kështu të drejta edhe për konsumatorët.

Së pari, tarifat duhet të jenë të orientuara drejt kostos, duke shmangur fitimin e ndërmarrjes, e cila ka pozitë dominuese dhe rregullatori duhet të stimulojë:

  1. a) Uljen e këtyre kostove,
  2. b) Arritjen e fitimeve të arsyeshme,
  3. c) Vendosjen e tarifave në nivele minimale, duke siguruar që konsumatorët të paguajnë çmimin e duhur për produktin dhe shërbimin që u ofrohet” thuhet në të treja vendimet e Konkurrencës.

Po kështu për dy ndërmarrje si ajo e Lushnjës dhe Tropojës Konkurrenca thekson se nga analiza rezulton që ato kanë nevojë për subvencione. Për Tropojën duhen mbuluar kostot totale dhe investimet emergjente, pasi rrjeti është i amortizuar dhe ka dalë jashtë përdorimi. Kurse për Lushnjën ka nevoje për investime dhe përmirësim të qëndrueshmërisë financiare. Në fund të vendimeve Autoriteti i Konkurrencës nënvizon, se Enti Rregullator i Ujit duhet të miratojë tarifa të orientuara drejt kostos së shërbimeve.

Së dyti ERRU të kërkojë nga ndërmarrjet, ndarjen e kostove për të dyja shërbimet e ofruar duke njoftuar AK brenda 90 ditëve për realizimin e këtij rekomandimi.

Së treti, ERRU të kryejë auditimin (verifikimin) vjetor të përputhshmërisë në sistemin e llogaritjes së kostos. Të bëj transparente përshkrimin e sistemit të llogaritjes së kostos./ Monitor