Shqipëria renditet e 13-ta në botë dhe e para në rajon nga 186 vende të botës

Heritage Foundation  Indeksi i Tregtisë së Lirë 

Studimi më i fundit i Heritage Foundation, sipas të cilit Shqipëria renditet e 13-ta në Botë nga 186 ekonomi në indeksin e Tregtisë së lirë për vitin 2017. Ky indeks është ndër më prestigjiozët në nivel ndërkombëtar DHE Sipas këtij klasifikimi, Shqipëria arrin në vend të parë në rajon.

KY RAPORT publikohet çdo vit nga Heritage Foundation dhe këtë vit vendi ynë rezulton tëjetë i përmirësuar me 20 pozicione në renditje. Ky është një tregues domethënës për vendet  që aplikojnë barriera të ulta tregtare, që ndikon në zgjerimin e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen  ekonomike.

Qasja kryesore e këtij indeksi bazohet në peshën që zënë tarifat doganore si dhe barrierat jo tarifore.

Shqipëria vlerësohet me një rezultat mbresëlënes, sepse ka çfarë të tregojë. Sipas sistemit tëharmonizuar të nomenklaturës së mallrave për Shqipërinë:

      49% e kësaj liste është me tarifë doganore 0%;

      18% e kësaj liste është me tarifë doganore 2%;

      0.3% e kësaj liste është me tarifë doganore 5%;

      2,4% e kësaj liste është me tarifë doganore 6% ;

      19,3% e kësaj liste është me tarifë doganore 10%;

      12% e kësaj liste është me tarifë doganore 15%;

SHQIPERIA po punon intensivisht për reduktimin e barrierave jo tarifore dhe thjeshtimin e procedurave doganore.

Shqipëria si vend anëtar i CEFTA  zbaton me përpikmëri protokollin për lehtësimin e tregtisëme keto vende, duke filluar nga: Transparenca e ligjeve, rregullat dhe procedurat e tregtisë; Shkëmbimin elektronik te dokumenteve që shoqërojnë mallrat; Njohjen automatike te dokumentave dhe testeve laboratorike; Unifikimin e orareve në pikat e kufirit etj;

Gjithashtu procesi i Berlinit, QE SYNON RRITJEN E NDERLIDHJES RAJONALE nxit marrjen e masave të tjera në drejtim të lehtësimit të tregtisë me vendet e rajonit, si: Marrëveshje Bashkëpunimi midis agjencive të kufirit për lehtësimin e procedurave doganore; Miratimin e politikës së Riskut në AKU si dhe Miratimi i Udhëzimit për Zhdoganimin Lokal etj.

Këto vlerësime pozitive nga raportet ndërkombëtare gjatë këtij viti na forcojnë bindjen se reformat e marra janë në drejtimin e duhur.

NDAJ nuk ishte rastësi vlerësimi i Raportit të BB Doing Business 2017”, ku  Shqipëria  u rendit  në vendin e 58-t/190 vende, duke u përmirësuar me 32 pozicione.

Qeveria dhe Ministria që unë drejtoj jemi vendosur të vazhdojmë reformat e duhura për një zhvillim ekonomik të qendrueshëm dhe një treg gjithnjë e më shumë konkurent.