Raporti i AMF: Të ardhurat nga sigurimet u rritën me 18.7 për qind

800
Tregu vazhdon të jetë më i fortë në sigurimet e jo jetës. Pagesat e dëmeve u rritën me 11.34 % krahasim me vitin 2014
Gjatë periudhës Janar Gusht të vitit 2015 janë shënuar rritje të të ardhurave nga sigurimet e automjeteve, të sigurimit vullnetar dhe të sigurimit të pronës. Në raportin e miratuar prej Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare shënohet ulje e sigurimeve kufitare. Po ashtu rritje është shënuar dhe në pagesat e dëmeve në aksidente.
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – gusht 2015 kapën vlerën mbi 8,960 milionë lekë, ose 18.77% më shumë se në periudhënjanar – gusht 2014. Gjatë periudhës janar – gusht 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 718,826 me një rritje prej 7.21% krahasuar me periudhën janar – gusht 2014.
Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.83% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 7.02% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.14%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.07% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar – gusht 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,953 milionë lekë, ose 11.34% më shumë se në periudhën janar – gusht 2014.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – gusht 2015 arritën rreth 5,375 milionë lekë, ose 22.45% më shumë se në periudhën janar – gusht 2014.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar – gusht 2015, pati një rritje prej 28.66% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 6.75% krahasuar me periudhën janar – gusht 2014.
Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar – gusht 2015 pati një ulje prej 15.97% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 26.24% krahasuar me periudhën janar – gusht 2014.
Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar – gusht 2015, pati një rritje me 20.54% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – gusht 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 20.60%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – gusht 2015 arritën mbi 3,572 milionë lekë, 14.21% më shumë se në periudhën janar – gusht 2014. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 12.27% krahasuar me periudhën janar – gusht 2014.
Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – gusht 2015, patën rritje me 21.20% kundrejtperiudhës janar – gusht 2014.
Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar – gusht 2015 siguruan mbi 1,662 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 74.21%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 17.59% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar – gusht 2015, vihet re një rritje prej 13.80% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 6.37% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar – gusht 2014.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar – gusht 2015, arritën në rreth 817 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 49.92% në krahasim me periudhën janar – gusht 2014.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – gusht 2015, arritën rreth 629 milionë lekë, ose 10.05% më pak se në periudhën janar – gusht të vitit të kaluar.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – gusht 2015 u rritën me 11.34% krahasuar me periudhën janar – gusht 2014. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,348 milionë lekë, apo 69.01% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Sigal