PE: Si po dështojnë Koncesionet PPP në Evropë dhe Ballkan

304

Parlamenti Evropian zhvilloi një seancë të posaçme për problemet e shkaktuara nga Partneritetti Publik Privat

Dy raporte të rëndësishme të shoqërisë civile mbi problemet e shkaktuara nga Partneritetet Publike Publike (PPP) u paraqitën në Parlamentin Evropian gjatë ditës së djeshme. Fillimi i seancës u pasua nga një panel diskutimesh me pyetje nga audienca për financimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës brenda Bashkimit Evropian, në Evropën Juglindore dhe Eurodad, Organizata Evropiane për Monitorimin e Borxhit. Që në titull raporti pohon se projektet e Partneritetit Publik Privat konsiderohen si dështim. “Si po dështojnë partneritetet publike private” është titulli i raportit të parë, i ndjekur nga i dyti – “A mund të përmirësohet infrastruktura pa rritur borxhin publik”.

Raportet që u prezantuan në Parlamentin evropian janë:

– Historia e PPP-ve – Si Partneritetet Publike Publike janë duke dështuar. Raporti është koordinuar nga Eurodad

– Partneritetet Publike-Private dhe Koncesionet në Evropën Juglindore: A mund të përmirësohen infrastrukturat pa rritur borxhin publik? Përvoja e Monitorimi i Financave Publike të Ballkanit.

-Aktiviteti është iniciuar nga Eurodad, Global Progressive Forum (GPF) dhe Deputeti Enrique Guerrero Salom, anëtar i Komitetit të Zhvillimit në Parlamentin Evropian.

U prezantua gjithashtu studimi i rastit në Serbi, “Partneritetet publike private dhe koncesionet në Evropën Juglindore: A mund të përmirësohet infrastruktura pa rritur borxhin publik?”. Më herët, një audit i Gjykatës Evropiane të Llogarive gjeti shkelje të rënda këtë vit me ndikim në kosto në disa investime me Partneritet Publik Privat që ishin ndërtuar me fonde të BE-së. Autostradat e ndërtuara në Evropë patën rënie të madhe të trafikut pasi nisi pagesa. Projekti në Meurthe-et-Moselle (Francë) kishte të ardhura pothuajse 50% nën pritshmëritë dhe në Irlandë gjithashtu në projektin NBS, trafiku ishte 69% më pak se parashikimi, sipas një analize që bëri Gjykata Evropiane e Llogarive për autostradat e ndërtuara me koncesion PPP në Evropë. Meqenëse PPP-të kanë pasoja afatgjata për gjeneratat e ardhshme, përzgjedhja e tyre kërkon analiza dhe argumente të forta, shprehen auditorët e BE-së. Për të shmangur kostot për brezat, praktikat e mira të menaxhimit zakonisht marrin në konsideratë kryerjen e analizave krahasuese midis opsioneve të ndryshme të prokurimit dhe PPP-ve

Ja si dështoi një projekt PPP në Greqi

Projekti qendror i autostradës E-65 në Greqi kur nisi fillimisht kishte shumë pak shpresë te trafiku (vetëm 4 832 automjete në ditë, trafik i pamjaftueshëm për të justifikuar ndërtimin e një autostrade sipas kritereve të shëndosha të menaxhimit financiar). Në vitin 2013, vlerësimi i trafikut u reduktua edhe më tej në 1 792 automjete në ditë, pra më shumë se 63% nën vlerësimin fillestar. Përkundër kësaj, specifikimet e autostradës u vendosën pa marrë në konsideratë nëse kishte një mundësi me më pak kosto për ndërtimin e saj. Për më tepër, fushëveprimi i projektit është reduktuar ndjeshëm. Vetëm pjesa e mesme (79 km) e autostradës së planifikuar është aktualisht në ndërtim e sipër, por në Veri dhe Jug nuk lidhet me rrugët e tjera ekzistuese. Pa këto lidhje, nivelet e ardhshme të trafikut ka të ngjarë të jenë shumë më të ulëta. Projektet e audituara në Greqi treguan se pjesa e rrezikut për partnerin privat është tepër e lartë, si për shembull me autostradën Olympia. Auditorët pohojnë se për të qenë të suksesshme, PPP-të kërkojnë korniza, si dhe procese ligjore dhe institucionale të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse. Për më tepër, PPP e suksesshme e PPP varen në një masë të madhe nga kapaciteti administrativ i autoriteteve përgjegjëse./monitor