Moratoriumi 10-vjeçar i qeverisë nuk ndalon prerjen masive të pyjeve

494
Sigal

Në vitin 2016, qeveria miratoi moratoriumin për shfrytëzimin e pyjeve, i cili ndalonte prerjet e pyjeve për 10 vitet e ardhshme. Gjatë prezantimit të moratoriumit, Kryeministri Rama u shpreh i shqetësuar për shkatërrimin e thesareve natyrore të Shqipërisë, duke theksuar se do të merreshin masa për të vendosur moratoriumin 10-vjeçar të ndalimit të shfrytëzimit të pyjeve. Megjithatë, realisht duket se ky moratorium mbeti një tjetër premtim i pa mbajtur nga qeveria. Që prej vitit 2016, qeveria Rama ka larguar gati 600 hektarë tokë të mbjellë me pemë nga regjistri i pyjeve, për t’ua dorëzuar ato kompanive private pranë tij. Ndër kompanitë që përfitojnë nga shkelja e moratoriumit janë emra të njohur si Victoria Invest, kompania pas ofertës së pakërkuar për Unazën e Madhe dhe Salillari shpk, bashkëpronar me kompaninë Kastrati në koncesionin e Rrugës së Kombit dhe terminalit të autobusëve në Tiranë. Të dyja kompanive ju lejua të ndërmarrin aktivitete minerare në zonat pyjore, pavarësisht moratoriumit. Ndërkohë, aktivistët e mjedisit vazhdojnë të raportojnë aktivitetet e prerjeve të paligjshme të pemëve në shumë pjesë të Shqipërisë.