Ja rreziqet që i kanosen konsumatorit shqiptar

198

INTERVISTA/  Flet  Jonida Malaj sekretare shkencore në departamentin ekonomik pranë AK-së

Në një këtë aktivitet shumë të rëndësishëm  të Departamenti Ekonomik dhe Departamentit të  Mjedisit të AK u përcollën në qendër të opinionit publik Shqiptar disa probleme me rëndësi te veçante të Sigurisë dhe Cilësisë Ushqimore ne Shqipëri. Për një periudhe dy mujore u bë një punë e gjithanshme e cila kishte për qellim njohjen e gjendjes e veçanërisht përcaktimin e rrisqeve që janë prezentë e munde te prekin shëndetin e konsumatorit Shqiptare. “Ne kemi realizuar një punë te përbashkët me specialiste të njohur si dhe kemi kontaktuar ne terren me profesionistë të doganave të Institucioneve Shtetërore që punojnë në këtë fushë e deri tek takimet tona direkte duke kontaktuar e analizuar ushqime direkt nga pika  të ndryshme doganore të Shqipërisë”, është shprehur Jonida.

Ç’përfshin siguria dhe cilësia e ushqimeve?

Siguria Ushqimore i referohet të gjitha atyre rreziqeve të cilat mund ti shkaktojnë dëme ushqimit dhe kështu shëndetit të konsumatorit. Cilësia ushqimore përfshin të gjitha tiparet e tjera, të cilat ndikojnë në vlerën e produkteve për konsumatorët. Konsumatorët presin mbrojtje nga rreziqet që mund të paraqiten gjatë tërë rrjetit ushqimor duke filluar prej prodhuesit primar e deri tek konsumatori  që përshkruhet shpesh me termin”prej fermës në tryeze”.Mbrojtja do të behet vetëm atëherë kur të gjithë sektorët e rrjetit furnizues dhe sistemet kontrolluese të ushqimit të funksionojnë në mënyre të rregullt, korrekte e ligjore.

Në pikat Doganore puna e parë që bëhet është kontrolli i  dokumentacioneve. Këtu veçojmë:

a)Certifikate Fitosanitare. b)Certifikatë Origjine. c)Licenca d) Fletë analiza e mallit

c) Faturë Doganore

Në bazë të këtyre dokumenteve përpilohet Akt-Kontrolli së bashku me doganën, kryhen veprimet përkatëse merret mostra dhe dërgohet brenda ditës për analizë në laboratorë. Në pamje të parë duket sikur gjithçka funksionon siç duhet por në të vërtetë në shumicën e rasteve agjentët doganore kanë mungese informacioni të natyrës legjislative që ka të bëjë me kodin Doganor Shqiptar me kodin doganor të BE. Ne si departament kemi marrë për ilustrim 4 produkte Ushqimore te IMPORTIT:

1-Vajin Vegjetal. 2-Miellin. 3-Sheqerin. 4-Ujin

Si rezultojnë këto prodhime?

1-Vaji RafinuarVegjetal   

Në shumë raste tregu Shqiptar është i furnizuar me vaj Ukrainas dhe Serb i cili përmban DIOKSINE një lëndë e rrezikshme për shëndetin. Nga kërkimet që kemi bërë pranë laboratorit Qendror Shtetërore rezulton se për dioksinën nuk kryhet dot analize pasi nuk posedohen dhoma te posaçme dhe reagonte. Ne treg operojnë vetëm dy ndërmarrje për përpunimin e vajit te Rafinuar në vegjetal, Kompania “Olim” dhe Vajra Bimore sh.a. Edhe pse komisioni i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak për kufizim Konkurrence duket qartë që këto dy Firma janë monopole në Shqipëri. Gjate studimit të tregut te importeve te këtij produkti për periudhën 2008-2011 vihet re një rënie drastike pikërisht për vitin 2011 (shih Graf-1).Sipas analizës tonë kjo rënie e konsiderueshme e konsumit ne këtë periudhe është i lidhur me disa faktorë të cilët mund ti rendisim me poshtë:

1-Rënie e konsumit Ushqimor ne tërësi dhe këtij produkti ne veçanti si pasojë e varfërimit të skajshëm te popullsisë.

2-Rritje në nivele të larta të kontrabandës së mallrave.

3-Mungesa e kontrollit efektiv në pikat tona doganore si dhe në krejt vijën kufitare me fqinjët.

2-Mielli                               

Buka e Shqiptarit prodhohet kryesisht me miell te Hambarëve te  Rusisë dhe Serbisë. Duhet theksuar fakti se Serbia kohet e fundit ka importuar miell dhe grurë me përmbajtje te tepruar te materies Aflatoksine, e cila ka përmbajtje kancerogjene. Sipas burimeve konfidenciale vendore mungojnë analizat profesionale e shkencore ne kontrollin e këtyre Importeve drejt tregut Shqiptar. Ky problem nuk është vetëm për miellin por edhe për grurin i cili përpunohet ne vend. Nga kontaktet me specialist te fushës gjithashtu jemi informuar se, kontrollet e Radioaktivitetit te këtyre produkteve realizohen vetëm nga dogana e Tiranës dhe Durrësit. Në këto institucione janë vendosur ekipe te posaçme te institutit te fizikes Bërthamore. Me gjithë kërkesat e bëra nga ky institucion shërbimi i kontrollit ne fushën e Radioaktivitetit nuk ka mundur te shtrihet ne krejt territorin e vendit. Kësisoj shumica e doganave te tjera ne shkalle kombëtare nuk ushtojnë  asnjë kontroll ne këtë fushe. Mbështetur ne këtë te dhënë specialistet tanë kane mare mostra ne pika periferike te Republikës. Na rezulton  se shume mostra te marra në furniturat e këtyre mallrave janë përtej afateve të skadencës.