Enkeleda Shehi propozohet sërish në krye të Mbikëqyrjes Financiare

809
Sigal

TIRANE– Enkeleda Shehi është propozuar sërish në krye të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas dispozitave të ligjit të ri, miratuar në muajin Korrik, kryeministri Rama i ka propozuar Kuvendit, emërimin e zonjës Shehi si drejtore ekzekutive, post që deri më sot nuk ekzistonte si i ndarë dhe kompetencat e të cilit ushtroheshin nga Kryetari i Bordit Drejtues. Kryetari i Bordit të AMF do të jetë pozicion i ndarë nga ai i drejtuesit ekzekutiv, sipas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe drejtori ekzekutiv së bashku me nëndrejtorin, do të jenë anëtarë të Bordit Drejtues, ndërsa tre anëtarët e tjerë nuk duhet do të kenë detyra ekzekutive. Edhe kryetari i ri Bordit do të emërohet nga Kuvendi, por me propozim të Komisionit të Ekonomisë, që duhet të kryejë një procedurë përzgjedhje.