“Energjia”, BB: Fasha 300 kw duhej hequr,55 mld lekë humbje

697
Sigal

TIRANE –  Firmoset marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore për fondin prej 150 milionë dollarësh për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në Shqipëri. Dhënia e këtij fondi u miratua më 29 shtator nga Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore me qëllim mbështetjen e reformave në këtë sektor, duke u fokusuar në veçanti në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të këtij sektori. 

Në fjalën e saj, përfaqësuesja e Bankës Botërore, Ellen Goldstein,  vlerësoi nismat e marra deri më tani nga ana e qeverisë, duke i cilësuar si hapa konkret të rimëkëmbjes së sektorit energjitik, që sipas saj ishte zhytur në krizë për shkak të mungesës së investimeve dhe përgjegjshmërisë.

Duke folur konkretisht për reformat Goldstein theksoi se nisma që qeveria ka ndërmarrë së fundmi kundër abuzuesve dhe vjedhësve të energjisë, është për tu vlerësuar, pasi do të bëjë të mundur frenimin e humbjeve në rrjet që arrijnë në 55 miliardë lekë.

Goldstein vlerësoi edhe heqjen e fashës 300 kë, pasi siç theksoi ajo ishte kthyer në një element që gjeneronte abuzime. Përfaqësuesja e BB tha se vendi duhet të vazhdojë në rrugën e deritanishme me reforma, pasi po jep mesazhin e qartë në rajon si udhëheqës i reformave.

marrveshja

Goldstein: Hapat e qeverisë të duhurat për të rimëkëmbur energjinë
Banka Botërore vlerëson reformat e marra nga ana e qeverisë në sektorin e energjisë, duke i cilësuar ata si hapat e duhur për të parandaluar krizën e mëtejshme në këtë sektor. Deklaratat u bënë nga përfaqësuesja e BB, Ellen Godlstein gjatë firmosjes së fondit prej 150 milionë dollarësh të Bankës Botërore, që do t’i jepen qeverisë shqiptare për rimëkëmbjen e sektorit energjitik.

Duke u shprehur konkretisht Goldstein tha se vendi ynë po kalonte një krizë në sektorin energjitik që ka ardhur sipas saj nga mungesa e investimeve dhe papërgjegjshmëria e qeverive të mëparshme. Ajo vlerësoi reformat e marra deri më tani nga qeveria aktuale, veçanërisht asaj të frenimit të humbjeve  në rrjet, që arrinin në 55 miliardë lekë, dhe luftës ndaj abuzuesve dhe vjedhësve të energjisë. Sipas saj nëse nuk do të merreshin masa, vendi rrezikonte të përfshihej në një krizë e cila do të ishte edhe më e vështirë që të kapërcehej.

Po ashtu Glodstein nënvizoi se edhe zgjidhja e konfliktit me CEZ ishte gjëja e duhur pasi në të kundërt do krijohej një situatë e pakapërcyeshme. 

“E kam takuar kryeministrin dhe ministrat në një konferencë në 2013 dhe në atë kohë BB iu kërkuan këshilla për prioritetet e vendit dhe unë thashë se do të ishte parandalimi i gjërave të këqija dhe atëherë qeveria e re do të duhej të paramndalonte krizën energjitike. Dhe sot jam e lumtur që jam këtu për të thënë që qeveria mori masat e nevojshme për të parandaluar krizën energjitike. Ju siguroj se në 2020 kjo do të ishte një situatë e vështirë krize, sepse nuk kishte investime prej shumë kohësh, dhe madje ishte shtuar edhe një konflikt i zgjatur me CEZ. Ajo duhej zgjidhur shpejt dhe nëse do të zgjatej do të krijonte një situatë të pakapërcyeshme, prandaj e falenderoj qeverinë që mori masat e nevojshme. Sot humbjet në energji, janë 55 miliardë lekë, dhe kjo pritet që në vitin 2018 do të shkojnë në 80 miliardë lekë nëse nuk merren masa menjëherë, çka do të thotë se nëse ky sektor nuk përmirësohet paratë e shëndetësisë etj do të shkonin për të mbuluar këtë sektor. Deri më tani ky sektor ka qenë i menaxhuar në mënyrë të papërgjegjshme. Si mund të jetë i qëndrueshëm një sistem ku vidhet energjia? Kompanitë duhet të mbajnë përgjegjësi për energjinë.” tha Goldstein


Goldstein: Heqja e fashës 300 kw vendim i duhur, gjeneronte abuzime
Në këtë kontekst përfaqësuesja e Bankës Botërore  theksoi se heqja e fashës prej 300 kë është nisma e duhur, pasi siç u shprej ajo kjo fashë ishte bërë objekt që ka gjeneruar abuzime

“Më inkurajojnë nismat e ndërmarra nga qeveria për të luftuar abuzuesit. Ajo fasha e 300 kë ka qenë gjithmonë një element që ka gjeneruar abuzime dhe heqja e saj është e domosdoshme në mënyrë që të sigurohet energji për të varfërit dhe personat në ndihmë ekonomike.” theksoi Goldstein

Goldstein: Shqipëria udhëheqës i reformave në Ballkan
Më tej përfaqësuesja e BB, theksoi se rimëkëmbja ekonomike përfshirë dhe atë të sektorit energjitik, do të sjellë rritjen e investimeve në vend çka do të sjellë edhe vende të reja pune.

Sipas Goldstein në këtë rrugë qeveria ka treguar vendosmëri dhe kjo u pasqyrua edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore, “Të bësh Biznes” ku vendi ynë u ngjit si asnjëherë më parë me 41 vende. Goldstein inkurajoi qeverinë që të vijojë me reformat, duke e cilësuar vendin tonë si udhëheqës i reformave në Ballkan.

“Kjo shumë prej 150 milionë dollarësh do ta ndihmojë qeverinë për të kthyer besimin në kjëtë sektor, besimi është çelësi që të shfrytëzohen ata burime në sektorin energjitik. Vendosja e sektorit energjitik në rrugë të qëndrueshme do të rrisë klimën e biznesit dhe do të hapë vende pune. Në raportin “Të Bësh Biznes” Shqipëria u rrit për herë të parë, të rritet 41 vende më lart në listën e vendeve. Shqipërisë i mbeten shumë reforma, por të paktën kemi parë zhvillime pozitive, veçanërisht në fushën e energjisë. Qeveria ka treguar një dorë të fortë që ka bërë të rekuperohet qëndrueshmëria ekonomike. Të gjitha masat po krijojnë kushte për rritje të qëndrueshmërisë dhe stabilizimin fiskal. Qeveria ka vazhduar të kryejë pagesat e prapambetura. Ky është një moment pozitiv që duhet të vijojë më tej. Në këto 14 muaj kemi parë progres dhe ky rast mund të shfrytëzohet më tej. Shqipëria është bërë një vend që udhëheq reformat në Ballkan. Reformat e vonuara vetëm sa e bëjnë situatën më të keqe prandaj ju lutem përqafojini reformat.” përfundoi Goldstein

edi rama

Gjiknuri: Gjetëm një sektor që mbante larg çdo investitor, BB sot jep 150 milionë $ 
Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian gjiknuri u shpreh se situata në cilën ndodhej sektori energjetik në vend mbante larg çdo investitor duke theksuar si shkaqe rreth 217 milionë dollarë humbje dhe konfliktin ligjor me CEZ.
 
Më tej gjatë ceremonisë së firmosjes së marrëveshjes mes Qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore për financimin e rimëkëmbjes së sektorit energjetik në vend, Gjiknuri shton se falë masave të ndërmarra dhe falë zgjidhjes me mirëkuptime të marrëveshjes me CEZ u arrit që sot të firmoset marrëveshja me BB për 150 milionë dollarë.

“Marrja e kësaj mbështetje u bë pas zgjidhjes së marrëveshje me CEZ. Kemi kthyer aksionet e plota në favor të Shtetit shqiptar. Projekti i rimëkëmbjes parshin investime kapitale e mbështetje për reforma te thella. Synojnë nxjerrjen e sektorit nga kriza.”- tha Gjiknuri.

gjiknuri

Gjiknuri: Do bëhet plotësimi me 300.000 matësve
Gjithashtu Gjiknuri shton se mbështetja për sektorin ka hapur rrugë dhe ngritur besimin edhe te sektorët e tjerë. Sipas tij një pjesë e këtij fondit do të investohet për shpërndarjen, ku do të bëhet edhe plotësimi me 300.000 matësve në Shqipëri, gjithashtu ai tha se do ngrihet sistemi modern i faturimit.
 
Gjiknuri: Brenda 2019-s, humbjet në rrjet nga 40% në 17% 
Ministri Gjiknuri bëri me dije se investimi do të mundësojë fillimin e liberalizimit të tregut nga viti që vjen. Ai theksoi se humbjet në rrjetin do të ulen nga 40% në 17% brenda vitit 2019.
 
“40 % e tregut të liberalizohet. Ulim nga 40% në 17% humbjet në rrjet brenda 2019-s. Reforma synojnë liberalizimin e tregut. Këtë vit do miratohet ligji i ri që do të përafrojë legjislacionin me standardet evropiane. Qeveria  e vendosur t’u japi zgjidhje përfundimtare këtyre problemeve. Rruga kërkon sakrifica, por është e vetmja rrugë drejt suksesit.”- tha Gjiknuri