Cani: Në fund të tetorit gati buxheti. Nuk ka rënie të konsumit

645
Në fund të tetorit do të paraqesim buxhetin dhe dëshirojmë të kemi marrëveshje edhe me FMN për buxhetin, deklaroi sot ministri i Financave Shkëlqim Cani. Ndërsa u shfaq i shqetësuar për nivelin e inflacionit, ministri kundërshtoi ekspertët për rënien e konsumit në vend.
Shkëlqim Cani: Data e saktë ende nuk është përcaktuar, mendohet diku nga pjesa e dytë e tetorit, për arsye se më përpara me një ekip duhe të jemi në një takimk vjetor të FMN. Dëshira jonë është sa më afër pjesës së dytë, sa të kthehemi ne, pastaj është edhe cështja e misionit. Nuk është sekret që koha të jetë sa më shpejt, themi në gjysmën e dytë të tetorit, për arsye se në fund të tetorit ne duhet të paraqesim buxhetin dhe duam të kemi nëj marrëveshje për buxhetin edhe me FMN, pra të kemi mirëkuptimin.
Nuk është e vërtetë që ka rënie konsumi, kështu që le ti rikthehen të gjitha palët cështjes së shifrave sa më të sakta për konsumin dhje le të dalin me rezultate më të pjekura nëse ka rënë apo jo konsumi.
Sigal