Banka e Shqipërisë: 6 banka me ekspozim të lartë ndaj klientëve dhe transfertave të rrezikshme

733
Sigal

Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2018, hulumtoi bankat për ekspozimin ndaj rrezikut reputacional që përqendrohet kryesisht në pastrimin e parave dhe në përfundim të procesit të vlerësimit të tyre rezultoi, se politikat, procedurat, kontrollet, trajnimet dhe infrastruktura, duhet të jenë të përshtatshme për menaxhimin e një niveli të lartë të rrezikut në 6 banka, 12 institucione Jo banka dhe 1 SHKK.

Sipas metodologjisë së përdorur, treguesi sasior konsideron numrin dhe vlerën e transfertave të parave, numrin e klientëve të kategorizuar me rrezik dhe gjendjen në llogaritë e tyre etj.

Ndërsa, për përcaktimin e treguesit cilësor konsiderohet standardi i implementuar i politikave dhe procedurave të brendshme për administrimin efikas të këtij rreziku nga ana e institucioneve. Gjatë këtij viti, vlerësimi u krye për 54 subjekte financiare (16 banka, 30 SFJB dhe 8 SHKK).

Për një nivel të mesëm rreziku në 35 subjekte (10 banka, 18 SFJB dhe 7 SHKK).

Përllogaritjet për këtë vlerësim për subjektet përfshinë një set treguesish sasiorë dhe cilësorë, siç janë:

  • Raporti i numrit të klientëve me rrezik të lartë ndaj numrit total të klientëve;
  • Raporti i tepricës së llogarisë së klientëve me rrezik të lartë ndaj tepricës së llogarisë së totalit të klientëve;
  • Raporti i numrit të transfertave me rrezik të lartë ndaj numrit total të transfertave të kryera;
  • Raporti i vlerës së transfertave me rrezik të lartë ndaj vlerës totale të transfertave të kryera;

Banka e Shqipërisë vlerëson se rreziku reputacional, si një nga rreziqet që mund të dëmtojë bankat dhe institucionet financiare në mënyrë të menjëhershme, ka si element kryesor vlerësimi: dyshimet e mundshme për përfshirje apo përdorim të institucioneve financiare për qëllime të pastrimit të parave/financimit të terrorizmit; mungesën e transparencës në marrëdhëniet me klientët; mosrespektimin e kushteve të punës; mosrespektimin e termave të kontratave etj./Monitor