GJERMANI/ Provimi përfundimtar DSH, formalitetet dhe rruga për studime

1076
Sigal

GJERMANI/  Mësimi i gjuhës, koha, vendet e shkollimit dhe vendosja. Masterat dhe studimi normal

 Gjuha gjermane

A duhet ta zotëroj gjermanishten nëse dëshiroj të studioj në Gjermani?

Nëse dëshironi të kryeni studime universitare: Po.

Nëse doni të kryeni studime pasuniversitare, “master” ose doktoraturë: Jo gjithmonë.

Sa mirë duhet ta zotëroj gjuhën gjermane?

“Studienkolleg”-et kërkojnë “njohuri e mirë”, por janë ata vetë që do të përcaktojnë se çfarë kuptohet me “njohuri e mirë”.

Për të kryer studime në një universitet ose në një institut të lartë profesional, ju keni nevojë për njohuri të shkëlqyeshme. Duhet ta provoni duke bërë një provim që quhet “DSH” (Deutsche Sprachprüfung für den Hochschulzugang). “Studienkolleg”-et do t’ju përgatisin për këtë provim, i cili mund të quhet një provim i vështirë.

Ku mund ta jap DSH-në?

DSH-ja jepet në universitetet gjermane. Kush nuk kalon mund ta riprovojë vetëm një herë tjetër.

A ka alternativë për DSH-në këtu në Shqipëri?

Për fat të keq jo shumë:

-Qendra e Gjermanishtes në Tiranë organizon provimin ZOP. Më shumë informacion mund të merrni në Qendrën e Gjermanishtes pranë shkollës së mesme “Asim Vokshi”.

-Kujdes! Shkollat që ju garantojnë se mund të studioni në Gjermani vetëm me dëftesën e tyre të pjekurisë ju mashtrojnë!!

Ku mund ta mësoj mirë gjuhën gjermane?

Ne rekomandojmë Qendrën e Gjermanishtes në shkollën e mesme “Asim Vokshi”, në Rrugën e Elbasanit. Atje mund të merrni mësime nga një staf shumë i kualifikuar dhe pagesa nuk është e lartë. Provimet në Qendrën e Gjermanishtes përputhen me standardet e Institutit “Gëte” që është i njohur në të gjithë botën. Natyrisht që, në Shqipëri ka edhe shumë shkolla private, por nuk mund t’ju themi asgjë për cilësinë e tyre.

Atëherë, nëse dëshiroj të studioj në Gjermani, më mirë të filloj të mësoj gjermanishten që sot!

Ashtu është!

Rruga drejt shkollave të larta gjermane – formalitetet

A mund të filloj të studioj menjëherë?

Për fat të keq jo. Nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme duhet të japin fillimisht një provim që quhet “Feststellungsprüfung”. Provimi ka dy pjesë: një provim teknik dhe DSH-ja (“Deutsche Sprachprüfung für den Hochschulzugang”, shiko “Gjuha”). Për këtë provim, ju mund të përgatiteni nga një institucion parauniversitar që quhet “Studienkolleg”. Në të gjithë Gjermaninë ekzistojnë “Studienkolleg”-e.

Atëherë, çfarë duhet të bëj fillimisht?

Hapi i parë: Kërkoni në internet universitetin ose institutin e lartë profesional për të cilin jeni të interesuar. Këta do t’i gjeni gjithmonë nën adresat si p.sh: ëëë.uni-konstanz.de (për universitetin e Konstancës) apo ëëë.fh-jena.de (për institutin e lartë profesional të Jenës).

Hapi i dytë: Kërkoni faqet e “Akademisches Auslandsamt”-it (AAA) ose “International Of-fice”. Atje mund të informoheni – edhe në anglisht – se për cilat dokumente keni nevojë për të bërë një aplikim. Në shumë raste, këta janë: Dëftesa e pjekurisë, një certifikatë që tregon nivelin tuaj të gjermanishtes, një fotokopje e pasaportës tuaj dhe një letër motivimi. Nëse studioni në një universitet shqiptar, kërkohet edhe një certifikatë që provon se e keni kaluar provimin e pranimit. Të gjitha dokumentet në shqip duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht dhe të noterizuara.

Hapi i tretë: Plotësoni një “Antrag auf Zulassung zum Studium für ausländische Studienbe-werber/innen” (“Aplikim pranimi për studime nga aplikues të huaj”). Këto aplikime ekzistojnë në gjermanisht dhe në anglisht. Shumica e universiteteve përdorin këtë aplikim standard.

Kur janë afatet të fundit për t’i dorëzuar aplikimet?

Sa më shpejt, aq më mirë. Në shumë universitete dhe institute të larta profesionale data e fundit është 15 korrik, në disa shkolla të larta data është më herët. Zakonisht, shkollat e larta nuk pranojnë në asnjë mënyrë që dokumentet të dorëzohen më vonë. Deri në datën e përcaktuar të gjitha dokumentet duhen të ndodhen në zyrat e “Akademisches Auslandsamt”-it ose në zyrën e ASSIST-it.

Çfarë është “ASSIST”?

“ASSIST” është një vend qendror që i ngarkuar nga rreth 50 shkolla të larta kontrollon nëse dokumentet tuaja janë të plota dhe formalisht në rregull. Nëse universiteti që ju keni zgjedhur është anëtari i ASSIST-it duhet të drejtoni aplikimin tuaj atje. Aktualisht një aplikim me ASSIST-in kushton 50 Euro. Çdo aplikim tjetër kushton 10 Euro. Adresa në internet me listën e universiteteve anëtarë: ëëë.uni-assist.de.

Çfarë mund të bëj në rastin kur ka probleme?

Duhet të mbani patjetër kontakt me “Akademisches Auslandsamt”-in apo me “International Office”. Formuloni pyetjet tuaja në mënyrë sa më konkrete; shumë zyra nuk u përgjigjen më pyetjeve të përgjithshme (si p.sh. “Hello, my name is XY, what can I do if I want to study in your university?”), sepse marrin çdo ditë disa qindra e-maile nga gjithë bota. Në qoftë se nuk merrni përgjigje, provoni një herë tjetër. Provoni edhe të flisni me telefon.

Universitetet gjermane në Internet – Deutsche Hochschulen im Internet

Baden-Ëürttemberg

FH Aalen
FH Albstadt-Sigmaringen
FH Biberach, Hochschule für Bauwesen und Ëirtschaft
FHS Esslingen, Hochschule für Sozialwesen
FHT Esslingen, Hochschule für Technik
HfM Freiburg, Staatliche Hochschule für Musik Freiburg
PH Freiburg (Uni Freiburg)
Uni Freiburg, Albert-Ludëigs-Universität Freiburg
FH Furtëangen, Hochschule für Technik

Bayern

FH Amberg-Weiden
FH Ansbach, Hochschule für Wirtschaft und Technik
FH Augsburg
Uni Augsburg
Uni Bamberg, Otto-Friedrich-Universität
Uni Bayreuth
PTH Benediktbeuern,
FH Coburg
FH Deggendorf
Uni Erlangen-Nürnberg, Friedrich-Alexander Universität
FH Hof
KH Neuendettelsau (Augustana-Hochschule),
nichtstaatliche Theologische Hochschule. Evangelisch-Lutherische Kirche in