Presidenca: Lista e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën e Lartë

840
Sigal

Në përfundim të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë,  Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, në zbatim të ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur. Procesi përzgjedhës do të vijojë me bashkëpunimin midis Presidentit të Republikës dhe kryetarëve të grupeve parlamentare  të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim përcaktimin e kritereve konkrete, bazuar në listën e kandidatëve, në përputhje me kërkesën kushtetuese për kualifikim të lartë të anëtarit, duke siguruar kështu përbërjen cilësore dhe të nevojshme për Gjykatën e Lartë. Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Kandidatë që vijnë nga radhët e gjyqësorit 

Alaudin Malaj

Astrit Kalaja

Entela Prifti

Fatos Qato

Luan Dervishi

Sokol Ngresi

Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve

Adnor Shameti

Ermir Dobjani

Genti Shala

Gjet Kola

Ilir Panda

Luan Daci

Pranvera Strakosha

Prel Martini

Rexhep Bekteshi

Sokol Sadushi

Shpëtime Pitaku

 Presidenti Nishani takon të martën krerët e grupeve parlamentare për anëtarin e Gjykatës së Lartë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në përmbushje të përcaktimeve kushtetuese si dhe bazuar në ligjin nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.03.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë’” në vijim të procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës së Lartë për të siguruar një përbërje cilësore, ditën e martë, më datë 4 mars 2014, do të organizojë takime këshillimore me krerët e grupeve parlamentare për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë si pasojë e vakancës së krijuar si rrjedhojë e përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani. Në këto takime, duke filluar nga ora 10:00 deri në 13:15 janë ftuar të marrin pjesë krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe të Partisë Republikane.