Viti 1927, ja cilat janë fshatrat dhe qytetet që strehuan emigrantët e ardhur nga Greqia dhe Stambolli

1833
Sigal

Nga Vepror Hasani

Fill pas përcaktimit të kufijve, brenda territoreve shqiptare mbetën vetëm 833.000 banorë. Një milion të tjerë mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë në Jugosllavi dhe Greqi. Ata ishin shqiptarë të Kosovës e të Çamërisë, të nënprefekturave: Ajdonat 13,723 banorë, Dibër 50,113 banorë, Ferizovik 21,390 banorë, Filat 22,348 banorë, Gostivar 23,197 banorë. Të dhënat e mësipërme janë nxjerrë nga statistikat zyrtare të Turqisë të vitit 1908-1909 dhe nga një pjesë e statistikës së harruar nga autoritetet ushtarake të Austrisë, kur Kosova ndodhej nën pushtimin e tyre gjatë viteve 1916-1927. Popullsia e komunave të Kosovës e mbetur jashtë kufijve shkonte në 946,929 banorë. Kosovarët u detyruan të linin vatrat e tyre pas Luftës Botërore, kur Serbia aneksoi Malin e Zi, e cila për të pakësuar rezistencën e malazezëve i hoqi ata nga malet ku banonin dhe i vendosi në Fushë-Kosovë. Në trojet e kosovarëve u vendosën kroatë, serbë të vjetër ose rusë. Për fat të keq, ky ka qenë gjithnjë fati i shqiptarëve. Në kohën e Bizantit, kur hunët dhe pushtues të tjerë sulmuan Shqipërinë, shumë shqiptarë lanë vatrat e tyre dhe u vendosën në Greqi: në More, në Atikë, në ishujt Idhra, Speca, Poro, Kulluri (Salamina), Egjina etj. Pas vdekjes së Skënderbeut shumë të tjerë shkuan në Itali; në Kalabri, Siçili etj. në Greqinë e Vjetër numri i shqiptarëve ishte 90, 253, kurse në Itali 300,000 frymë. Pas shpalljes së Pavarësisë, një pjesë tjetër, për arsye të ndryshme, qëndroi në Turqi, kryesisht në Stamboll, në Izmir e Bursë. Koloni shqiptare gjendeshin edhe në ishujt e Marmarasë në katundet Aftoni, Marmara dhe Kallzaqi dhe në Adrinopojë në katundet Mandriç, Ibrik Tepe, Sulltan-Qoj, Alitun-Tash, Pazar-Dere, Zallof, Aballar dhe Karahakli.

Viti 1927, përzënia e shqiptarëve nga Greqia

Përzënia e shqiptarëve nga Greqia nisi me përcaktimin e kufijve të Shqipërisë nga Konferenca e Londrës. Terrori ndaj tyre u bë edhe më i egër gjatë vitit 1914 e në vijim. Me Marrëveshjen e Lozanës, pas vitit 1922, nisi dëbimi masiv. Shqiptarët myslimanë dërgoheshin në Turqi në këmbim të ortodoksëve grekë të Anadollit dhe Thrakës. Këta të fundit zaptuan shtëpitë dhe tokat e shqiptarëve. Qeveria shqiptare i kërkoi Marrëveshjes së Luizianës që shqiptarët të mos i njësonte me myslimanët turq, dhe as me ortodoksët grekë, por kjo kërkesë duket se nuk u mor parasysh. Tetë katunde të Edrenesë dhe tre të ishujve Marmara u përzunë. Banorët u vendosën ku mundën të shpërndarë nëpër Maqedoni, pa mundur të kthehen në katundet e tyre. Çështja vajti edhe në Lidhjen e Kombeve dhe në Komisionin Miks, por dëbimi nuk u ndal. 35 mijë shqiptarë të 24 katundeve të Kosturit dhe 14 të Follorinës, i hipën me dhunë në trena dhe vaporë dhe i çuan në Anadoll. Pjesa më e madhe tyre u dërgua në Marash. Pleqtë, foshnjat dhe gratë vdiqën për shkak se jetesa dhe klima ishte e keqe; vetëm një pjesë e vogël mundën të kthehen në Shqipëri, të tjerët mbeten në shkretëtirat e Anadollit, ku vdekja dhe mjerimi morën shumë jetë njerëzish. Të njëjtin fat patën edhe shqiptarët e Janinës, Prevezës e Pargës. Banesat dhe pasuria e tyre u zaptuan nga ortodoksët grekë të ardhur nga Anadolli. Nga 80 mijë shqiptarët e Epirit, mbetën vetëm 20 mijë në Çamëri. E njëjta gjë ndodhi edhe me kosovarët. Vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve të Greqisë erdhën nga Anadolli.

Kthimi në Shqipëri

Më 14.05.1923 qeveria nxori një ligj të posaçëm për pritjen e shqiptarëve. U jepej shtëpi. Kullota, dru, 25 dynym tokë, fare, parmendë, qe dhe të holla hua, shlyerja e të cilave do të bëhej brenda 10 viteve. Për tre vjet me radhë ishin të përjashtuar nga taksat, tatimet dhe çdo detyrim tjetër. Nga buxheti i shtetit u akordua një shumë prej 452, 961 franga ari: 171,961 për vitin 1925; 156,000 për vitin 1926 dhe 125,000 për vitin 1927. Çdo familjeje i jepnin 300 franga ari për vegla bujqësore, një plug 25 fr. ari dhe nga 5 fr. ari në muaj për frymë për ushqim. Gjithashtu u sigurohej transporti i kthimit nga Turqia: Sarandë – Vlorë e deri në vendin e instalimit. Nga Selaniku: Korçë – Lushnjë; nga Kosova: Shkodër –Durrës; nga Janina: Leskovik- Kolonjë etj. Deri në vitin 1927 u instaluan:

Zona e Durrësit

Shenavlash 54 familje, 167 frymë

Sukth 22 familje 64 frymë

Xhafzotaj 14 familje, 45 frymë

Rreth 43 familje, 123 frymë

Arapaj 49 familje, 173 frymë

Sallmane 3 familje, 9 frymë

Shuma 185 familje, 581 frymë

 

Zona e Krujës

Hasanaj 22 familje, 77 frymë

Fushë e Krujës 5 familje, 24 frymë

Derven 78 familje, 303 frymë

Luz 5 familje, 21 frymë

Mamuras 78 familje, 252 frymë

Gurzi 134 familje, 476 frymë

Shuma 322 familje, 1153 frymë

 

Zona e Lushnjës

Lushnja 67 familje, 270 frymë

Sejmenas 16 familje, 51 frymë

Biçakaj 14 familje, 44 frymë
Feras 14 familje, 56 frymë
Stanibobos 36 familje, 125 frymë

Qerret 14 familje, 47 frymë

Vanar 22 familje, 48 frymë

Kisha e Libofshës, 10 familje, 30 frymë

Rrethi i Libofshës 13 familje, 49 frymë

Babunja 37 familje, 125 frymë

Divjakë 4 familje, 13 frymë

Karavasta 6 familje, 17 frymë

Xhebba* 21 familje, 134 frymë

Shuma 279 familje, 1029 frymë

 

Zona e Kavajës

Maskareshë 5 familje, 31 frymë

Stan i ri 5 familje, 19 frymë

Zeleshtik 3 familje, 8 frymë

Herbert** 51 familje, 210 frymë

Aganas 6 familje, 9 frymë

Ballaj 20 familje, 73 frymë

Gocë Gogolaj 25 familje, 86 frymë

Beden 4 familje, 9 frymë

Kalush 20 familje, 63 frymë

Shuma 139 familje, 508 frymë

 

Zona e Fierit

Urë e Gurtë, 31 familje, 116 frymë

Lejlek, 10 familje, 46 frymë

Portezë 17 familje, 52 frymë

Dërmenas 9 familje, 29 frymë

Murtajas 3 familje, 15 frymë

Balteza 7 familje, 19 frymë

Lalaj 1 familje, 2 frymë

Zhavar 10 familje, 42 frymë

Pojan 6 familje, 30 frymë

Havalejas 5 familje, 13 frymë

Mujalli 17 familje, 53 frymë

Hamil 6 familje 26 frymë

Pluk 3 familje, 10 frymë

Bakere 10 familje, 33 frymë

Sheqi i madh 1 familje, 2 frymë

Bufas 3 familje 12 frymë

Çipllakë 5 familje, 17 frymë

Të painstaluar 16 familje, 68 frymë

Shuma 160 familje, 585 frymë

 

Zona e Delvinës

Gjashtë 45 familje, 180 frymë

Shuma 45 familje, 180 frymë

 

Zona e Kolonjës

Në katunde të ndryshme, të ardhur nga Stambolli

Shuma 33 familje, 175 frymë

*Ky katund është ngritur prej misionit britanik të kryesuar prej z. Sams

**Ky katund është ngritur prej zonjës Karnavon në emrin e të birit të saj

 

Zona e Shkodrës

Fushë e Shtojit, 30 familje, 174 vetë

 

Zona e Beratit

Roskovec, 8 familje 48 frymë

Berat 8 familje. 30 frymë

Shuma 16 familje 78 frymë

 

Zona e Leskovikut

Suisse* 25 familje, 150 frymë

 

Zona e Vlorës

Bishan, 4 familje, 16 frymë

Brenda vitit 1928 do të instaloheshin:
Në Shkodër, emigrantët e Hotit, Grudës e Trepshtit 150 familje, 800 frymë
Gurrës 50 familje, 280 frymë

Kosovë 40 familje. 215 frymë

Gjirokastër 35 familje, 185 frymë

Shuma 275 familje, 1480 frymë

 

Gjithsej 1413 familje, 6109 frymë

 

Katundi Xhebba në Lushnjë u ngrit prej misionit britanik të kryesuar nga z. Sams. Katundi mori emrin e zonjushës Xhebba pasi fshati u ndërtua me fondet e saj

Katundi Herbert në Kavajë u ngrit prej zonjës Karnavon në emrin e birit të saj

Katundi Suisse në Leskovik, 25 familje me 150 frymë, u ngrit prej misionit britanik, prej z. Sams

Fondi britanik i kujdesit të fëmijëve

Për instalimin e emigrantëve ndihmuan kontesha Karnavon dhe shoqëria mirëbërëse britanike e fondit të kujdesit të fëmijëve (For the Save the Children Fund), që u përfaqësua në Shqipëri prej z. Sams. Nëna e Herbert-it, mikut të madh të Shqipërisë, zonja Karnavon me fondet e saj ngriti një katund në Stanin e ri të Kavajës, i cili si një kujtim i përmallshëm i mikut të madh të kombit tonë, u pagëzua “Herbert”, ku janë vendosur e ngritur 51 shtëpi emigrantësh. Ky katund i ri u ngrit më 1924-1925. Zonja Karnavon në vitin vitin 1927 ngriti dhe një shkollë të bukur për djemtë dhe vajzat e katundit. Përfaqësuesi i shoqërisë britanike z. Sams erdhi në Shqipëri më 1926. Me fondet e shoqërisë ngriti një katund model përmbi Libofshë me 20 shtëpi. Më 1927

zoti Sams ngriti edhe një katund tjetër në rrethin e Leskovikut prej 20 shtëpish si atë të Xhebbës. Fshati u quajt Zvicër sepse u ngrit me fondet e zonjave të Zvicrës. Ndihmesë të veçantë dha edhe

zonja Penington. Ndihma e saj u ofrua që prej vitit 1924. Shumë prej emigrantëve punonin me avlëmend e punëdore; qilima, rroba leshi e punime të tjera prej leshi dhe pambuku, të cilat dërgoheshin në Angli, ku shiteshin mjaft mirë. Falë mikpritjes që iu ofroi atdheu i tyre, mundën t’i shpëtonin vdekjes, 1060 prej tyre ishin fëmijë.

Shënim: Shkrimi u referohet “Shqipëria më 1927”, f. 131-138.

(Dituria 1928, nr. 6, f. 237 – 238)