Sokrat Plaka, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë nga Austria e perëndimit në Jugosllavinë e lindjes

176

Një diplomat i vërtetë shihet në kohë krizash. Ne të gjithë historinë botërore krizat kanë nxjerrë udhëheqës të aftë dhe diplomat të mëdhenj, të cilët kanë ditur s’i t’i menaxhojnë situatat”.                           Sokrat Plaka

 Republika Popullore e Shqipërisë, në konjukturat ndërkombëtare dhe rajonale, me plot acarime dhe ballafaqime, rezultante të epokës se “Lufta e Ftohtë”, manovronte me ekuilibrime strategjike të pjekurisë së lartë në përzgjedhjen e përfaqësuesve të saj për të menaxhuar situatat e ndërlikuara nga krizat që po karakterizonin Jugosllavinë fqinje. U kushtëzua se duhej nxjerrë një diplomat, me cilësinë që t’u përgjigjej përfaqësive të disa misioneve të një politike të madhe. Duhej, pra, ai personalitet që ishte në gjendje të realizonte disa objektiva gjeopolitike dhe gjeostrategjike, në ato situata dhe rrethana të ndërlikuara. Domosdoshmërisht: Një diplomat politikan me vizione dhe i orientuar rreth zhvillimeve të përbotshme dhe ato rajonale, kryesisht në Ballkan; – Një politikan-diplomat plotësisht i aftë për në Jugosllavinë nyje ndërlidhëse e fortë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit;

Dr. Vangjel Kasapi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf