Prof. Asoc. Zaho GOLEMI/Idriz Sulli, prijësi nga Zhulati që hartoi kanunin e viseve të Jugut

823
Sigal

Shtatorja e tij gjigande u ngrit nga banorët në shenjë respekti për kontributin që dha

Idriz Sulli ishte prijës i madh, ligjvënës dhe burrë i shquar i Labërisë. Në kujtesën e kombit tonë ka hyrë si hartuesi i sharteve (normave zakonore) të Labërisë; ndërsa këto ditë shtatorja e tij trupëzohet në rrapin e Zhulatit madhërishëm si ligjvënës popullor me përmasa kombëtare. Ai bënte kuvende e vendoste ligje atëherë kur nuk kishte shtet shqiptar. Reformatori legjislativ i lindur rreth vitit 1710, jetoi tetë dekada. Ai vendoste ligje e rregulla në kohë pushtimi; ishte luftëtar i jataganit, i parlamentit lab me dyqind burra në Senicë të Delvinës dhe në Kuvendin e dytë me 300 vetë në rrepet e Agait në Taroninë. Idriz Sulli vendoste ligje kur komisionet parlamentare ishin odat labe të mençurisë duke bërë kështu të njohur dy fshatra binjakë, Fushëbardhën dhe Zhulatin, bashkë të lidhur përjetësisht shpirtërisht jo vetëm si fqinjë, të bashkuar në tradita, në të drejtën zakonore labe, të gdhendura në “Shartet e mençurisë së ligjvënësit të famshëm Idriz Sullit”. Ishte koha kur burri peshohej nga fjala, karakteri, zotësia luftarake dhe dinjiteti.
Historia 1000- vjeçare e të drejtës zakonore të Papa Zhulit

per me teper lexoni Gazeten Telegraf