Nesër do të lexoni/ Kur kritikohej Kadare dhe Agolli në gazetën e shkrimtarëve

782
Gëzim Llojdia
Kadarenë e kam vizituar në studion e tij në vitin ’86, ndërkaq isha veçse një student. Nga kjo vizitë mbaj mend ende pamjen e një murgu të letrave, që çuditërisht vinte nga bota e epërme hyjnore. Dua të shqyrtoj, se ai ishte një: “punëtor i letrave”, që e gdhinte dhe ngryste kohën me letërsinë. Nën syrin tim ky ishte mendimi i parë. Mirëpo, edhe pse Kadare njihej ndërkaq tej kufirit të këtij vendi dhe botohej nëpër botë (në bibliotekën e tij në shtëpinë e tij, librat me kopertina të ndryshme ishin botimet në gjuhët e ndryshme të botës), shkrimtarin e godisnin me forma dhe mënyra të ndryshme dhe më çuditërisht e më tepër të përhapura aso kohe ishin letrat, që mbrinin nëpër redaksi gazetash apo kritikat që i bënin jo në pak raste: “lexuesit që në disa raste shfaqen si lexues të porositur”. Mirëpo ndërkaq kishte edhe lexues të cilët shfaqnin edhe bindjet e tyre, të pandikuar gjë që të bën të mendosh se kjo kategori nuk mund të futet te “lexuesit e porositur”. Kadare dhe Agolli po ngjisnin shkallët e letrave shqipe fuqishëm,shpesh edhe ata në shtypin e letrar të kohës binin pre e goditjeve, të qëllimshme ose thjesht të kritikave të pandikuara. Në këtë rast do të sjellim dy prej tyre, që mendoj se nuk ishin kritika të qëllimshme, por që në kontekst të kohës, ishin në favor të vijës politike për letërsinë dhe artin, që sigurisht duhej zhvilluar nën frymën e partishmërisë. Mjafton që të shfletohet e përjavshmja: “Drita”, letrare-artistike të 10 korrikut 1966, për të kuptuar qartësisht si bëhej kritika nga lexuesit në shtypin letrar. Në dukje qartësisht kritika e ndershme, po në thelb a ishte e tillë? Le ta gjykojë lexuesi …


Për më shumë lexoni nesër  në Gazetën ” Telegraf”
Sigal