Nesër do të lexoni/ Kur hidhte hapat e fundit “Nëntori i dytë”

Gëzim LLOJDIA

Isha student aso kohe. Kujtimi i asaj ngjarjeje, që lëngatën nis, çdo gjë e ndërtuar shembet dhe mbeten veç gërmadhat e një bukurie, ende më trazon. Aty te rruga muze: “Justin Godard”, rrugë e njohur me banesa, kryesisht fasadat karakteristike të hershmërisë së qytetit historik të Vlorës. Rruga “Justin Godard” ka qenë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek “Sheshi i Flamurit”, kurse ana lindore në “Lagjen Partizani” në drejtim të Babicës. Dikur kjo rruga quhej: “Liria”, rruga kryesore e qytetit. Lagjja e vjetër me banesa të vjetra, përmes saj kalonte rruga e vjetër që shtrihej nën ziftin e zi. Një turmë njerëzish, rrinin në të dy anët e rrugës. Kurioz afrohem dhe pyes me zërin e mekur, çfarë prisnin aty gjithë njerëzia veshur allasoj me xhaketa të një kohe tjetër.
-Po xhirohet filmi, për ngritjen Flamurit në Vlorë.
-Aha, tunda kokën duke kuptuar mesazhin e bashkëbiseduesit, një thinjak i gjatë. 
Prita të shihja ndonjë sekuencë të filmit, kur kishte kushedi sa metra kishte ecur nëpër celuloid, ndërkaq nëpër bobinat. Njerëzia bënin muhabet kot së koti, dhe të gjithë ishin në pritje, të kujt? Askush nga të pranishmit aty s’e njihte, as skenarin dhe s’kishte si të njihte për rrjedhojë, as ngjarjet që do të xhiroheshin. Pas një farë kohe erdhi një turmë aktorësh shqiptarë të njohur. Bujar Lako njihej nga mustaqet. Dikush, tha se sapo kishte përfunduar një skenë.....








Per me teper neser ne gazeten "Telegraf"....