Nesër do të lexoni/ Fakte të reja nga LANÇ, dhe jeta e emigrantëve shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore

65
Pse Ismail Golemi nuk u arratis dhe si emigrantët shqiptar në Australi martoheshin nëpërmjet korrespodencës fotografike me femrat greke
Agron MEMA
Hulumtimi i sa më shumë fakteve dhe dokumenteve, rrëfimeve të dëshmitarëve okularë nëpër ngjarje dhe momente kyçe të historisë së popullit tonë, të dala këto nga pluhurosja e arkivave dhe sirtarëve të memories personale të vet protagonistëve, pastruar nga retushimet politike dhe të sjella me një vizion e këndvështrim të ri të politikës së LANÇ-it. Janë fakte që për nga këndvështrimi i ri në galaktikën historike, ku shumë yje të sajë, ndonëse me shkëlqim të fuqishëm, deri më sot janë mbuluar me re të zeza që sjellin vetëm stuhi mbi të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë. Gjen nëpër to shumë fakte të sjella edhe nga agjencitë e huaja të shërbimeve të ndryshme që shfaqin interesa, po të ndryshme, ndaj vendit dhe historisë tonë, plotësimi i tyre nga retushimet politike e keqdashëse, sidomos Periudha e LANÇ-it në veçanti, por edhe e tërë historia jonë kombëtare. Dhe kjo është bërë jo vetëm për arsye politike, por edhe strategjike. Sepse duke goditur protagonistët e ngjarjeve madhore historike, deformohet e vërteta, fillon të përgojohet dhe gjurmët humbasin, pastaj është më e lehtë për të hedhur në veprim final të realizimit që synojnë për të ndezur vëllavrasjen, realizuar asimilimin deri në zhdukje fare të ekzistencës si popull autokton. Pra kemi shumë ngjarje dhe fakte që në të kaluarën tonë ose janë trajtuar nën efektin ngjyrues politikë të fokusit të së ashtuquajtur “Lufta e Klasave”, mbështetur në dritën e filozofisë marksiste-leniniste, ose nuk janë përmendur fare. Kjo luftë politike mori hov të vrullshëm sidomos në prag të Luftës së dytë Botërore, aq sa frontet ushtarake shqiptare, LANÇ-i dhe Balli Kombëtar me forcat e tjera nacionaliste, u përplasën në konflikte të armatosura mes njëra-tjetrës, duke formuar edhe konturet e një lufte vëllavrasëse e civile të popullsisë shqiptare. Kundërshtari politik u ndoq e u përndoq….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…