Myzejeni: Kur të vdes do të më varrosni tek ky varr ku nxorëm sot eshtrat e Reshitit

528
Pas çlirimit të vendit familja Kokoshi kthehet në Atdhe. Myzejeni ishte njohur me lajmin e vrasjes së Reshit Çollakut të fejuarit të saj. Ajo i dërgon një letër babit të Reshitit, Isuf Çollakut ku e ve në dijeni se do të kthehet në shtëpinë e Reshit Collakut pasi është burri i vetëm që ka njohur dhe mbi Reshitin nuk vinte asnjeri .Më 28 nëntor 1946, në shtëpinë e Çollakëve troket në derë një vajzë e re me një valixhe në dorë. Ishte Myzejen Kokoshi nga Vlora e fejuara e Reshit Çollakut .Të gjithë ne e shihnim për herë të parë .- Babai, Isuf Çollaku i ka thënë :
– Ty vërtet të kam nusen e djalit por ti je e re, kështu e ka jeta, Reshiti u vra për lirinë e atdheut. Myzejeni pasi na hodhi një vështrim të gjithëve na tha :
-Unë kam ardhur në shtëpinë e burrit tim dhe nuk largohem .Vërtet Reshiti është vrarë dhe po tretet nën dhe unë kam ardhur këtu të tretem mbi dhe për Reshitin .Ishte vërtet moment prekës dhe plasi kuja tamam si atë ditë kur u vra Reshiti .
—-
Bardhi Berberi

.për më tepër lexoni gazetën Telegraf