MUharrem Xhafa: Cila ishte letra e Mehmetit dërguar Enver Hoxhës para vetëvrasjes

799
Sigal

-Vijon nga dje-

Historia

Gërmuar në histori, bëni me dije se për Enver Hoxhën paska pasur kundërshti para e pas themelimit të PKSH-së dhe se, për këtë, qenkëshin  eliminuar një radhe burrash e personalitetesh të shquar, duke filluar me Zef Malen e deri te Mehmet Shehu. Paska ndodhur kështu, sepse, së pari, ata paskëshin pasur “rezerva ndaj Enverit” dhe së dyti, sepse mund të “kenë ditur për të shkuarën e tij, për aftësitë e tij, për dobësitë e pazaret e tij dhe për prapësitë që ai bënte”?! Ja, pra, një ish-kuadër politik e ushtarak, një “sekretar-gjeneral”, i lejoni vetes të bëjë hamendësime e të thotë banalitete, pas vitesh e vitesh të ikura. Sikur të them që edhe ti ke qenë “një vegël” e Mehmet Shehut e se ishte ai që të dërgoi shef i sektorit ushtarak në aparatin e KQ të PPSH-së, që, një ditë, kur t’i duheshe, të të përdorte si mish për top, çfarë do të thoshe? Po unë s’ia lejoj vetes të bëj hamendësime, se s’të kam njohur kështu, ndërsa ju paskëshit pritur të ngrini akuza të pavërteta për “shokët e për udhëheqësit”, pasi ata të shkonin “në atë botë”?

për më tepër lexoni Gazet9n Telegraf