Lavdia dhe shkatërrimi i njeriut që lindi nga revolucioni dhe më vonë e shtypi atë me luftë

263

Napoleon Bonaparti një nga 13 fëmijët e familjes që shkëlqeu në matematikë dhe në taktikat ushtarake

Napoleon Bonaparti (Ajaçio, 15 gusht 1769 – Ishulli Shën Elena, 5 maj 1821) në jetën e tij ka qenë, politikan, gjeneral brilant lufte, dhe perandor i Francës. Mbaroi shkollën Ushtarake për Fisnikët në Paris, falë një burse studimi të cilën e përfitoi nga mbreti francez Luigji XVI. Me përfundimin e shkollës ushtarake merr gradën e kapterrit në artilerinë franceze, me vone me revolucionin francez do te gradohet me gradën gjeneral. Qeverisi Francën nga viti 1799, dhe u emërua Konsull i Pare në nëntor te vitit 1799 deri në maj 1804 me vone behet Perandor Francez me emrin e Napoleone I (Napoléon Ier) nga dhjetori 1804 deri në 14 prill 1814 dhe serisht nga 20 marsi deri në 22 qershor 1815. Në jetën e tij politike ka qene dhe President i Republikës Italiane nga viti 1803 deri në vitin 1805 dhe mbret i Italisë nga 1805 deri në 1814. Falë disa betejave ushtarake dhe aleancave të shumta që ndërmori, Napoleoni pushtoi dhe udhëhoqi gati të gjithë kontinentin evropian, duke çuar në çdo vend që pushtone idealet e Revolucionit francez. Arriti të kontrollonte shumë mbretëri të Evropës falë familjarëve të tij të cilët u emëronin nga Napoleoni për te kontrolluar me mire shtetet e pushtuara.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf