Kujtime të Xhorxhi Robos, ish- ambasadori Shqipërisë në RP e Kinës 1969-‘73
Ato vite, nga Shqipëria në Kinë vërshuan shumë delegacione të rangut shtetëror, shkuan shumë kuadro e specialistë, grupe artistike e sportive, si dhe erdhën në Shqipëri shumë specialistë kinezë për montimin dhe shfrytëzimin e fabrikave e uzinave që nisën të ndërtohen. Vizituan Kinën ato kohë, kur ishte ambasador Xhorxhi Robo dhe shumë delegacione të rangjeve të larta të kryesuara nga Beqir Balluku, Haki Toska, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kadri Hazbiu, Piro Dodbiba, Agim Mero, Kiço Ngjela e të tjerë. Me të gjithë delegacionet e grupet e specialistëve që vini nga Shqipëria në Kinë, ambasadori Xhorxhi Robo dhe kuadrot e tjerë të ambasadës takoheshin me ‘ta dhe i shoqëronin në çdo qytet e krahinë, ku shkonin. U flisnin specialistëve për situatën në Kinë dhe për qëndrimin që duhet të mbanin në marrëdhënie me kinezët. Njëkohësisht Xhorxhi kujdesej dhe për të sëmurët që vinin nga Shqipëria për kurim në Kinë dhe tregonte shumë interes për zgjidhjen e problemeve të shëndetit të tyre.
Nga të gjitha këto takime dhe vizita, – tregonte Xhorxhi, – kisha arritur në një përfundim se pushteti politik dhe ideologjik i Partisë Komuniste të Kinës u ruajt solid e i paprekur, ndërsa në ekonomi aplikoheshin të dy sistemet, edhe socialist dhe ai kapitalist me element të ekonomisë së tregut. Kjo ishte një përvojë që e rriti mjaft forcën ekonomike të Kinës dhe mund të thuhet me plot gojën, se Shqipëria nuk e vlerësoi dhe nuk e zbatoi këtë rrugë që do e kishte çuar në situata të reja më të shëndosha.
Debati në vitin 1969 në 20 -vjetorin e shpalljes së RP të Kinës
nga Jovan Bizhuti
…
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf