Koço Danaj: Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe Marrëveshja e Jaltës dhe Potsdamit

157

Flet publicisti dhe analisti Koço Danaj: Marrëveshja Ribentrop-Çiano dhe “Shqipëria e Madhe”, aleate e gjermanëve

 Shqipëria Natyrale ka nevojë për një Konferencë Ndërkombëtare. Por ajo nuk duhet të jetë e llojit Rambuje, Koncul, Ohër etj., të cilat vetëm sa e kanë arnuar keqazi Çështjen Shqiptare. Rajoni, ku kombi shqiptar luan rolin kryesor ka nevojë për riformatim  dhe jo për arnim. Prandaj, vetëm një konferencë ndërkombëtare që do t`i afrohet problematikës së rajonit në mënyrë tërësore, mund ta realizojë këtë. Kjo konferencë duhet të jetë e ngjashme për nga marrja e vendimeve me Konferencën e Londrës 1913. Marrëveshjet artificiale që shpërbënë dhe mbajnë pezull Shqipërinë Natyrale, analiza e marrëveshjeve mbi të cilat dhe nga të cilat është përcaktuar fati i kombit shqiptar përgjatë një shekulli, do të na ndihmojë për të parë më mirë të gjithë atë artificialitet të tyre duke na dhënë imperativin e marrëveshjeve Natyrale. Le t`i marrim me radhë duke anashkaluar Kongresin e Berlinit: Fuqitë e mëdha vendosin krijimin e shtetit të ri shqiptar duke i dhënë atij karakterin e një shteti neutral. Por duke lënë jashtë kufijve të tij hapësira të mëdha të trojeve mijëvjeçare natyrale shqiptare. Shqiptarëve iu imponua kjo marrëveshje. Sot, mbas një shekulli ajo ka mbetur një marrëveshje artificiale.

 I- Marrëveshja e Londrës 1913

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf