Kastriot BEZATI/ E vërteta e Pallatit të Kulturës në Përmet (kishë!), ligji, sfidë qarqeve shovene greke

723
Sigal

Dëshmi dhe dokumente nga historiani Kastriot Bezati: E vërteta e konfliktit të pushtetit me kishën për pallatin “Naim Frashëri”

*Historian

 Një vendim i drejtësisë shqiptare, pas një kalvari të gjatë gjyqësor, i rikthen Bashkisë së Përmetit Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”, të pretenduar nga Janullatosi e vartësit e tij klerikë. Një debat i gjatë disavjeçar, nëpërmjet dokumenteve zyrtare e dëshmive, vjen për herë të parë në disa numra rresht në faqet e gazetës “Telegraf” nga historiani Kastriot Bezati….

“Mos mendoni se kam ardhur të shfuqizoj ligjin dhe profetët, nuk kam ardhur t’i shfuqizoj por t’i përmbush ato”, –  ka thënë  Jezu Krishti. “E vërteta, liria, virtyti janë tri gjërat e vetme për të cilat duhet ta duam jetën”, – thotë Volteri. Njeriu do dhe kërkon drejtësi, progres, tolerancë dhe dinjitet. Gënjeshtra dhe ligësia e largojnë njeriun nga njerëzia, ndërsa e vërteta dhe mirësia e lartësojnë njeriun në shoqëri. “Jam miku i Platonit, por më tepër jam mik i së vërtetës”, – ka thënë Sokrati. “Intelektuali është përgjegjës ndaj së vërtetës. Në qoftë se duam ta shpëtojmë njeriun nuk mbetet gjë më e rëndësishme sesa t’i dhurojmë atij mundësinë që t’i thotë “Jo” çdo gjëje që nuk është e vërtetë”, – thotë Zhan Pol Sartri. ”S’ka të fshehur që s’do të zbulohet, as të heshtur që s’do të dëgjohet”, – thuhet në Ungjilin pas Matheut.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf