Izmet ISUFI/ Turp! Partizanët edhe ballistët përjetësohen në një lapidar!

129

Kështu ka ndodhur në Gjirokastër e në Vlorë… Diku ballistë e kolaboracionistë quhen si viktima, diku heronjtë e dëshmorët harrohen. Reagojnë: Dritëro Agolli, Shefqet Peçi dhe Dalan Buxheli

MEMORIALI PA MEMORIE

Pas përmbysjes së madhe të viteve ‘90, si shumë të tjerë edhe familja e fisi i Zagoll Mustafaraj u largua nga Atdheu, për një jetë më të mirë, në një tjetër Dhe, të madh, në Amerikë, për të kaluar më mirë fundjetën e përkëtejme, e ndoshta edhe atë të përtejme. Pas 10 vjetësh, i malluar për Atdheun, e njerëzinë e tij, u kthye  “i armatosur” rëndë nga Amerika me projekt dhe para, për ndërtimin e një memoriali në vendlindjen tonë, në Golëm të Kurveleshit, me idenë e përjetësimit të të gjithë të rënëve për Lirinë e Atdheut në kohëra, edhe për të vrarët nga plumbi. Erdhi  në kohën, kur me vendosjen e regjimit “Berishian” e katrahurës së që shkaktoi në vitin 1997, kudo në Shqipëri kish shpërthyer prirja e preokupimi i paparë për pastrimin, e retushimin e së kaluarës mesa duket jo aq e ndritur e disave, për të shkatërruar arkiva, dosje e dokumente;  si marrja e zellshme me të vdekurit, për të zhvarrosur e varrosur heronj e dëshmorë, për t’i zëvendësuar me të rinj, të krijuar rishtazi, si martirë të demokracisë, apo si luftëtarë të shquar të çrrënjosjes së komunizmit. Kësaj klime të infektuar, nuk i shpëtoi dot as Zagolli e disa golëmas. “Projektin dhe paratë i kam vetë, dua mbështetjen tuaj”, – u tha golëmasve, çka nënkupton vetëm një leje, miratim, se për të tjerat ishte “Vetë Ali e vetë Kadi”. Insistimi për këtë miratim, ishte i paparë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf