Dr. sh. Vangjel Dh. Kasapi/ Beqir Balluku – njëzet vjet ministër i Mbrojtjes

1742
Sigal

Ai mbante 16 urdhra e medalje, si dhe urdhrin me shpata “9 Shtatori” të Bullgarisë.

Beqir Balluku u lind në vitin 1917, në lagjen “Adulla Bej” në Tiranë, në një familje të thjeshtë. Shkollën filloren e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën teknike, për arsye të vështirësive ekonomike nuk e vazhdoi më tej. Për t’i ardhur në ndihmë familjes punoi në profesionin e rëndë të hidraulikut. Në moshën 22-vjeçare Beqiri përfshihet në fillesat e rezistencës popullore, por thirret nën armë dhe, në vitin 1942, shërbeu si rreshter. Gjatë kohës së shërbimit ushtarak në Shkodër mbante lidhje me lëvizjen antifashiste, me revolucionarë si Perlat Rexhepi dhe, sipas udhëzimeve, zhvilloi veprimtari të dendur, duke nxitur e organizuar midis ushtarëve shqiptarë e italianë pakënaqësi, revolta, sabotime gjatë stërvitjeve, dëmtime në armatime dhe municione, shpërndarje traktesh etj. Ndaj në kartelën e tij shënimet ishin negative, “I pabesueshëm”, “Subversiv” apo “Të mbahet nën vërejtje”. Pas lirimit nga ushtria, Beqir Balluku hyn në lidhje me veprimtarët e njësiteve guerile të Tiranës, si komandant njësiti. Djaloshi i pjekur e tashmë i trimëruar përfshihet në aksionet më të rëndësishme të njësiteve guerile të Tiranës. Pas rënies heroike të Vojo Kushit, ai ngarkohet nga Qarkori të organizojë e të drejtojë personalisht të gjitha njësitet guerile të kryeqytetit. Të gjitha veprimtaritë propagandistike, ndëshkuese dhe sabotuese në Tiranë u kryen me sukses nën drejtimin e guximshëm të Beqir Ballukut. Në prill të vitit 1942 pranohet në Partinë Komuniste Shqiptare dhe në mars të 1943-shit zgjidhet anëtar i Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste për Tiranën. Në pranverën e vitit 1943, Beqir Balluku arrestohet, por për mungesë provash lirohet. Tashmë ai merret më me vrull për organizimin e çetave partizane të Dajtit e Krujës, duke vazhduar të drejtojë dhe të luftojë brenda në Tiranë.

Qëndrimi i mëtejshëm i komandantit të njësiteve guerile në kryeqytet u bë i pamundur. Largohet nga qyteti i ngarkuar me krijimin e batalioneve partizane në Prefekturën e Tiranës, një punë kjo e vlerësuar dhe e çmueshme. Beqir Balluku punon edhe për krijimin e këshillave antifashiste nacionalçlirimtar dhe mobilizimin e popullit për luftë. Për njohuri ushtarake, përvojë si komandues dhe trimëri, Beqir Balluku u emërua komandant i çetës dhe më pas i batalionit partizan Krujë–Ishëm. Komandën e batalionit e drejtoi me sukses në luftimet e zhvilluara në rrethin e Krujës, Tiranës, Prezës, Ishmit e Krujës, në fushën e Aeroportit të Rinasit, në Çermenikë etj.. Në Brigadën e 3-të Sulmuese të sapoformuar (18.09.1943) e shohim komisar të brigadës, ku demonstroi maturi e guxim, sidomos në luftën e Arbanës kundër gjermanëve dhe në goditjen e Asamblesë Kushtetuese me top nga Kodrat e Saukut mbi Tiranë. Me organizimin e Brigadës së Dytë Sulmuese, Beqiri emërohet Komandant nga Shtabi i Përgjithshëm. Në këtë funksion me përvojë dhe me Vasil Konomin komisar, e drejtuan brigadën në të gjitha luftimet, duke dhënë së pari shembullin personal. Gjatë përballimit të Operacionit armik të Dimrit, Brigada e Dytë Sulmuese doli nga rrethimet e shumta të armikut duke ruajtur zonën e saj të veprimeve luftarake, qoftë edhe me dëmtime të ndjeshme. Brigada kaloi në jug, në Qarkun e Korçës, dhe pas riorganizimit u shndërrua në një njësi luftarake efektive. Nën drejtimin e aftë të Ballukut u ndesh në rrethet e Korçës, Leskovikut, Qafë-Thanës, Librazhdit, Devollit etj. Në luftimet për çlirimin e Korçës, komandanti i sapo graduar oficer u ngarkua komandant i Shtabit Operativ për drejtimin e tri brigadave (II, III, XX Sulmuese). Personaliteti i 27-vjeçarit, i formuar dhe i aftësuar në një nga periudhat me të rënda të historisë së luftërave shqiptare, siç ishte LANÇ-i, erdhi duke u afirmuar.

Në etapën e re të pasçlirimit të vendit shteti i ri përballet me vizione të reja e me strategji të ndryshme ushtarako-mbrojtëse. Beqir Balluku, i graduar tashmë nënkolonel (28.11.1944), emërohet zëvendëskomandant i Korparmatës së Parë, më pas komisar i Korparmatës së Tretë. Ishin këto dy detyra të rëndësishme komanduese, që i paraprinë vajtjes në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, si komisar i Komandës së Prapavijave të Ushtrisë. Beqiri transferohet komandant i Divizionit të 8-të të Këmbësorisë (Korçë). Ngritja në grada dhe funksione nuk rreshti, krahas ndryshimeve të përshpejtuara në ushtri. Më 30.12.1947 ai gradohet kolonel dhe po atë ditë ia dorëzon divizionin Petrit Dumes. Për arsye të plota pozitive, me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, më 28.01.1948 emërohet kryetar i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Kombëtare. Ky përparim përforcohet me gradimin gjeneral-major. Ministër i Mbrojtjes ishte Enver Hoxha. Këto ngritje blic lidhen me disa tregues moralo-profesionalë si lidership të Ballukut, si dhe me situatën politike. Javë më parë, kishte përfunduar Kongresi I PKSh-së dhe ishin prerë marrëdhëniet me RPF-në e Jugosllavisë. Në atë kongres, kthesë në vijën e PKSh-së, Beqir Balluku u zgjodh për herë të parë anëtar i KQ-së dhe i Byrosë Politike të PKSh-së – për atë periudhë ishte vlerësimi më i lartë që mund t’i bëhej një personaliteti ushtarak e politik. Pesë vjet më vonë, për një seri provash besnikërie dhe aftësie, si numri një i ushtrisë, për udhëheqësi e mirëkuptim me Shtatmadhorinë e Moskës për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, ministri Balluku, në vitin 1953 u gradua Gjeneral-Lejtënant dhe në prag të 10 Korrikut 1954, festës së Ushtrisë dhe krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të LANÇ-it, gradohet gjeneralkolonel. Kësisoj, në harkun kohor pesëvjeçar, si një ndër rastet e veçanta, ai merr tri shkallët e gjeneralit, duke u deklaruar ushtaraku i dytë shqiptar që merr gradën më të lartë ushtarake, pas Enver Hoxhës si gjeneral armate. Por edhe i dyti ushtarak më i lartë i Forcave të Armatosura shqiptare. Për meritat e tij të posaçme në LANÇ, Beqir Balluku u zgjodh delegat në Kongresin e Përmetit dhe në të gjitha kongreset e Partisë, si anëtar i Komitetit Qendror dhe i Byrosë Politike. Beqir Balluku është zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor gati në të gjitha legjislaturat. Ai mbante 16 urdhra e medalje, si dhe urdhrin me shpata “9 Shtatori” të Bullgarisë. Kështu, gjeneral Balluku nuk u shfaq vetëm personalitet i shquar ushtarak, por edhe si politikan aktiv dhe funksionar shteti, deri në zëvendëskryeministër, anëtar i Këshillit të Mbrojtjes dhe kryetar i Komitetit të Veteranëve të Shqipërisë. Ndërkohë që lidershipi shqiptar kalonte me mbrothësi shkallët e hierarkive ushtarake, mbaroi edhe Akademinë e Lartë të Shtabit të Përgjithshëm “Voroshillov” në Moskë. Në institucionin prestigjioz të Luftës, ministri dhe gjeneralkolonel Balluku përvetësoi një kulturë të niveleve strategjike për drejtimin e Forcave të Armatosura në operacione bashkëkohore dhe në kushtet e përdorimit të armëve të sofistikuara. Njihte gjuhët italisht, rusisht e frëngjisht, gjë që e ndihmoi për ta zgjeruar diapazonin profesional, që aq shumë i kërkohej në kryerjen e detyrave shumë të rëndësishme.

Gjeneral Beqir Balluku, në funksionet e larta si shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe ministër i Mbrojtjes, dha ndihmesa të ndjeshme në modernizimin e strukturave të FA-së, Ushtrisë, Flotës Luftarake Detare, Aviacionit, Mjeteve të Blinduara, MKA-së etj. Ai u paraqit plot përgjegjësi, vizionar, i përkushtuar e i ekuilibruar, duke konkretizuar gjithë energjitë dhe dijet në varësi të rritjes së aftësive luftarake të FA-së dhe të fuqizimit të mbrojtjes së një vendi të vogël e të lakmuar. Për më shumë se 20 vjet në postin e ministrit të Mbrojtjes, gjeneral Balluku ishte nismëtar, drejtoi dhe udhëhoqi me dhjetëra programe organizativo-strategjike, tri riorganizime të plota të ushtrisë, pajisjen e FA-së me armatime dhe teknikë deri te raketa e nëndetëse. Beqir Balluku ka kryesuar me dhjetëra delegacione ushtarake dhe qeveritare si ministër i Mbrojtjes apo si zëvendëskryeministër, në interes së përparimit të vendit e të transformimit të Forcave të Armatosura shqiptare. Beqir Balluku, në shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve për probleme madhore-historike, pati fat të madhe duke pasur në krah e besë një shtatmadhor zbatues si Petrit Dumja, i cili, me talentin dhe vendosmërinë e tij të jashtëzakonshme ndiqte e përballonte një volum detyrash të paimagjinueshme, duke e lehtësuar dhe ndihmuar ministrin e Komandantin e Përgjithshëm. Beqir Balluku qëndronte në krye të gjeneralëve e strategëve të FA-së shqiptare, por tek ata ai ndjeu gatishmërinë, solidaritetin dhe potencialet e pashtershme për ushtrinë dhe mbrojtjen