Avni Ndreu:Azis Ndreu në Kinë bëri një poezi për Mao Ce Dunin, e cila u botua në “Zhenminzhibao”

1162
Sigal

INTERVISTA/ Flet koreografi dhe valltari Avni Ndreu: Enver Hoxha i tha Nexhmijes, jam nga fshati i gruas ndaj pëlqej Azis Ndreun

Avniu ka ndjekur rrugën e të atit, valltarit, koreografit, aktorit, instrumentistit, poetit, rapsodit Azis Ndreu, për të cilin Enver Hoxha është shprehur në vlerësimin maksimal, që “kur flitet për figura shqiptarët kanë një shprehje, jam nga fshati i gruas, kështu dhe unë e vlerësoj shumë dibranin Azis Ndreu dhe pse pëlqej më shumë Xhevat Avdallin”. Si koreograf Avniu njihet si krijues i mbi 60 valleve, por vallja hit e tij është vallja “Lulëkuqet e Kosovës”,  të cilën e ka krijuar në vitin 1999, në vitet e luftës së Kosovës për Liri dhe Pavarësi. Ai u shkëput përfundimisht nga Peshkopia në vitin 2003 dhe prej asaj kohe dhe deri më sot, ai është  drejtues i disa ansambleve privat, ku ka marrë pjesë në dhjetëra festivale duke marrë shumë çmime të para. Në kohën që ai ishte Drejtor i Shtëpisë së Kulturës së Bashkimeve Profesionale, babai i vet ishte Drejtor i Shtëpisë së Kulturës së qytetit, ku të dy rivalizonin në krijimtarinë e tyre në drejtim të artit koreografik.

 Kur keni filluar si koreograf  në Peshkopi?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf