Asaf Dragoti, njeriu që donte luftën për profesion

1679
Sigal

Asaf Dragoti (Tahiraj), ka lindur në katundin Dragot të Tepelenës, më  l0 korrik 1910. U nda nga jeta plot 69 vjet më parë, më 12 maj 1945. Një autobiografi e nëntorit të vitit 1945, kur Asafi 35-vjeçar, kishte hyrë në strukturat e mbrojtjes, tregon më së miri karakterin dhe historinë e këtij njeriu të lin­dur për luftë. Asaf Dragoti ka qenë Komandant i Brigadës së VIII-të Sulmuese. Njësi me zë dhe emër të përveçëm, siç ishte Brigada e 8-të Sulmuese e UNÇSH. u krijua më 25 prill 1944 në Sheperin historik të Zagorisë me urdhrin dhe kujdesin e drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm. Gjatë 383 ditëve Brigada luftoi brenda dhe jashtë shtetit dhe partizanët e saj janë cilësuar “Fitimtarë nga beteja në betejë…”  Një vlerësim i rrallë, i merituar dhe ndofta i vetëm në historinë e LANÇ-it që i është bërë një njësie partizane.. Ky përcaktim dhe vlerësim i merituar, ka të bëjë me rrugën dhe me aktivitetin luftarak të asaj brigade gjatë 383 ditëve që qëndroi në luftë brenda dhe jashtë shtetit. Ka të bëjë me marshimin me luftime prej 3700 km nga Sheperi në Konispol e Vishegrad (Bosnjë) – Kosovë e Maqedoni (Strugë); në të cilin u kryen 113 luftime dhe veprime të tjera luftarake. Disa nga të cilat siç shkruante Komisari i saj i pa harruar Qazim Kondi “… Ata nuk sulmonin! Ata fluturonin…”

Pas përfundimit të luftës Asaf Dragoti ka kryer detyrë të rëndësishme shtetërore si komandant i zonës së parë të prapavijave, shef i shtatmadhorisë së Divizionit të IV dhe në fund  (para vdekjes) Drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për merita lufte dhe pune është dekoruar me dymbëdhjetë urdhra dhe medalje nga Kryetari i Kuvendit Popullor. Për të përkujtuar emrin e Asaf Gragotit, Bashkia e Tepelenës  i ka dhënë shkollës 9-vjeçare të Dragotit emrin e tij.

 Skënder Alikaj

 Ja ç’ thuhet në kurrikulumin që është arkivuar para 60 vjetësh në Ministrinë e Mbrojtjes

 Aktiviteti para luftës dhe rrethi fisnor. Para se të hyja në Partinë Komuniste, kam qenë nëpunës në Administratën Bashkiake e Komunale: Rrjedh nga një familje fshatare e pasur e klasës së parë. Dy shekuj më parë familja ka qenë fshatare e mesme.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf