Nesip Kaçi: Si u kthye Rezidenca e Mbretëreshës së Rumanisë në seli të Ambasadës së Shqipërisë

1007
Sigal

Rrëfim ekskluziv i ish-ambasadorit Nesip Kaçi: Jeta dhe puna ime si kryediplomat në Bukuresht dhe roli i shqiptarëve në Rumani

Kur vajta për herë të parë në Bukuresht, ajo që më ra më tepër në sy dhe më mrekulloi, ishte gjelbërimi. Parqe dhe lulishte kudo që të hidhje sytë, rrugë të gjera e plot dritë, ndërtesa të bukura me një arkitekturë elegante të stilit rumun e francez, sidomos në distriktet rezidenciale, liqene që pasojnë njëri-tjetrin, kisha me ansamble skulpturore befasuese dhe objekte të tjera kulti, që të mahnitin. Me të drejtë e kanë quajtur “Parisi i vogël”,-thashë me vete.

Kur mbërritëm në “Piaca Aviatorilor” dhe po i afroheshim fundit të saj, shoferi preu majtas, u fut në rrugën “Shtefan Gjeorgjiu” dhe makina ndali në portën me numër 4, e cila u hap automatikisht. Hymë në një oborr të madh para një kopshti plot me lule e trëndafila, e me drurë të lartë bliri me kurorë të gjelbër. Mbërritëm në ambasadë,-më tha shoferi-dhe pasi frenoi makinën, nxitoi, doli dhe hapi dyert e “Mercedes”-it. Pamja e jashtme e ndërtesës së ambasadës dhe ambienti për rreth të jepte  kënaqësi të veçantë. Unë me valixhen e vogël diplomatike në dorë dhe Vjollca me një tufe lule, hymë në derën e madhe të ndërtesës, ku gruaja e shërbimit të ambasadës, pasi u përshëndetëm, na drejtoi në sallonet e pritjes, të cilët që në pamjen e parë, dukej se ishin  aristokratike. Në këto sallone jepeshin pritje, darka dhe dreka me diplomatët e huaj apo me autoritetet e larta të vendit.

ISH-REZIDENCË E MBRETËRESHËS

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf